LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Dick Marty/ Elona Meço nxjerr bllof Ramën: Si qëndron e vërteta e votimit në Asamble

8 Nëntor 2020, 17:16, Politikë CNA
Raporti i Dick Marty/ Elona Meço nxjerr bllof Ramën: Si qëndron

Elona Meço, drejtorja e marrëdhënieve me publikun në PD, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për raportin e Dick Martyt, lidhur me trafikimin e organeve dhe ?shtëpisë së verdhë?.

Meço thotë se Rama po gënjen për raportin, pasi pretendon se ai nuk është votuar kurrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Janar 2011.

Ajo deklaron se Shqipëria në Asamble votoi pro një resolute që sipas saj, nuk merret as me trafikim organesh, as me ?shtëpinë e verdhë?, as me thashethemet e tjera të Dikut dhe shoqes së tij Karla del Ponte.

Drejtorja e marrëdhënieve me publikun në PD shprehet se historia e trafikimit të organeve dhe e ?shtëpisë së verdhë? ka vdekur edhe për shkak të qëndrimit që mbajti Shqipëria në 2011-ën. Meço pretendon se thashethemet e Dick Martyt po mbahen gjallë vetëm nga Rama.

?Më ka mbetur si sëmundje profesionale që t?i verifikoj gjërat përpara publikimit të tyre. Këtë po bëj edhe tani, pasi pashë disa tëittera të lodhur të Edi Ramës për çështjen e vdekur të raportit të Dick Marty në lidhje me trafikimin e organeve dhe ?shtëpisë së verdhë?

Edi Rama gënjen për qëndrimin e Shqipërisë ndaj raportit të Dick Marty. Ky raport nuk u votua kurrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Janar 2011, sepse raportet nuk votohen.

Në Asamble, Shqipëria votoi pro një rezolute, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty.. Rezoluta i bën thirrje Eulex-it, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë etj që të ndihmojnë me hetimin. Pra, vota nuk është pro raportit të zotitDick, por pro rezolutës.

Rezoluta vetë nuk merret as me trafikim organesh, as me ?shtëpinë e verdhë?, as me thashethemet e tjera të Dikut dhe shoqes së tij Karla del Ponte.

Raporti i Dick Marty nuk prodhonte asgjë, pasi Asamblea nuk kryen hetime. Raporti mund të prodhonte vetëm zhurmë, e cila mbahej e ndezur vetëm nëse Shqipëria do të votonte kundër rezolutës, që kërkonte mbështetje për hetimin e akuzave.

Pra, nëse do të kishte një votë kundër, kjo nuk do të ishte kundër raportit, por do të ishte kundër rezolutës. Vota kundër rezolutës do të thotë që Shqipëria të ishte kundër hetimit, prakitikisht, duke konfirmuar akuzat dhe duke bërë lojën e Rusisë dhe të Serbisë. Fatmirësisht, atëherë nuk kishim kryeministër dhe Ministër të Jashtëm, Edi Ramën, por Sali Berishën dhe Lulzim Bashën

Me votën pro rezolutës, Shqipëria konfirmoi se nuk ka frikë nga hetimi ndërkombëtar, se ata që mbanin hapur një çështje për të cilën kishte dështuar ta provonte me zellin e saj edhe Karla del Ponte, kërkonin të diskretitonin Kosovën. 

Në Maj 2012, qeveria dhe, më pas, parlamenti, miratuan një ligj të posaçëm që lejonte Eulex të kishte juridiksion në territorin e Shqipërisë për të hetuar çdo akuzë, pavarësisht se ato ishin hetuar menjëherë pas luftës në Kosovë dhe nuk ishte gjetur asnjë provë.

Historia e trafikimit të organeve dhe e ?shtëpisë së verdhë? është një histori që ka vdekur, edhe për shkak të qendrimit që mbajti Shqipëria në Janar 2011 në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe më vonë me ligjin e miratuar nga qeveria. Edi Rama i detyrohet një falenderim Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Sot, thashethemet e zotit Dick mbahen gjallë vetëm nga zoti Edi. Për luftë të brendshme politike apo për interesa të tjerë, si ato të raportit të Dick Marty, le të na e thotë ai. Mund edhe të mos na e thotë, por të paktën të na kursejë gënjeshtrat, se nuk na çon dëm as megabitet e internetit?, nënvizon demokratja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga