Connect with Us

Pandemia e koronavirusit/ DW tregon çfarë i ka sjellë Suedisë rruga e veçuar

Bota

Pandemia e koronavirusit/ DW tregon çfarë i ka sjellë Suedisë rruga e veçuar

Publikuar

-

Pandemia e koronavirusit/ DW tregon çfarë i ka sjellë Suedisë rruga e veçuar

“Zhvillimet po shkojnë në drejtimin e gabuar”, shkroi kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven të enjten në Facebook. “Më shumë infektime, më shumë raste vdekjeje. Kjo është situatë serioze.” Ky ishte postimi i parë që Löfven bëri nga vetëizolimi, pasi një person në rrethin e tij kishte pasur kontakt me të infektuar me Corona. Si e gjithë Europa edhe Suedia po përjeton këto ditë një valë të dytë të pandemisë së Coronës – aktualisht po shënohen vlerat më të larta të numrit të infektimeve të reja.

Por Suedia është një vend që deri sot nuk ka vendosur rregulla të detyrueshme për të gjithë për të luftuar virusin, por përpiqet të vendosë nën kontroll pandeminë përmes rekomandimeve për sjelljen qytetare. “Nëse ju jeni i konfirmuar si i infektuar me COVID-19, atëherë të paktën duhet të qëndroni në shtëpi, shtatë ditë pas shpërthimit të sëmundjes”, rekomandojnë autoritetet e shëndetësisë suedeze. Autoriteti i shëndetësisë nën drejtimin e epidemiologut, Anders Tegnell është shtabi qendror në luftimin e pandemisë dhe me ndikim në politikë.

Kritikë e vetmuar

Megjithatë ky vend i mbetet besnik rrugës të bërë të njohur në të gjithë botën si „rruga e veçantë e Suedisë.” Filozofia pas saj: Nëse apelohet tek arsyeja e qytetarëve, në vend që t’i detyrosh ata me kufizime, pranueshmëria është më e lartë për një kohë më të gjatë.

Screenshot Facebook Stefan Löfven (Stefan Löfven/Facebook)

Një nga kritiket e kësaj strategjie që nga fillimi është Lena Einhorn. Producentja e filmit 66 vjeçare dhe shkrimtare e virologe e mëparshme publikoi në prill me 21 vetë të tjerë një kritikë të argumentuar shkencërisht kundër menaxhimit suedez të krizës. Ajo thotë për Deutsche Ëellen se Suedia, ashtu si në pranverë është më e goditur, se vende të tjera fqinje. „Dallimi është se ato kanë kufizime të tjera nga tonat.” Danimarka ka vendosur një sistem semafori me rregulla të zgjeruara të jetës publike. Norvegjia ka vendosur home-office për zonat e rrezikuara.

Suedia pa maska

Që në rrugë të bie një dallim i madh në sy, thotë Einhorn. „Nëse ecën nëpër rrugët e Stockholmit apo shkon në dyqan nuk sheh njeri që mban maskë. Në transportin urban shikon vetëm njerëz të veçuar me maskë. Vërtet është tabu të mbash maskë.” Në fillim të pandemisë ishte e paqartë, por tani konsiderohet si e vërtetë e bazuar në studime, se maska që mbron hundën dhe gojën e ndal në një masë të madhe përhapjen e virusit Corona. Sipas Einhorn, në të gjitha vendet skandinave, veç Suedisë, maska është tani pjesë e së përditshmes.

LEXO EDHE:  Foto-Kryebashkiaku socialist kundër qeverisë? Nuk respekton masat kundër koronavirusit

Pesë fazat e rrugës së posaçme suedeze

Lena Einhorn nuk pret që Suedia ta ndryshojë strategjinë e saj. Pyetjet më kritike i bëjnë gazetarët e huaj në konferencat e shtypit, thotë ajo, sepse mënyra si u pa Suedia nga jashtë ka variuar këto kohë. „Në fillim ata thanë, o, ndoshta kanë të drejtë, por pastaj pati gjithnjë e më shumë të vdekur në Suedi, dhe ne u bëmë si monstra, shumë na quanin për të çmendur.” Për një kohë të caktuar, Suedia ishte vendi me numrin më të madh të viktimave në botë. Në vende të tjera të moshuarit mbroheshin në mënyrë më efektive.

Schweden 2. Corona-Welle (Amir Nabizadeh/TT News Agency/REUTERS)Pastaj erdhi faza tjetër, thotë Lena Einhorn. „Në verë, ku kishte më pak të vdekur Suedia u bë sërish parajsa në tokë. Kur në vjeshtë në shumë vende u rritën infektimet dhe pati rezistencë kundër kufizimeve të reja, Suedia u kthye në idol të lirisë. Por nuk është më e tillë, qëkur rastet edhe këtu po rriten shumë.”

Në popullsinë suedeze ka rënë mbështetja për autoritetin e shëndetësisë dhe epidemiologun e shtetit, Tegnell. Në vendet fqinje, qeveritë herët a vonë e kanë korrigjuar kursin, dhe kanë vendosur rregulla detyruese në vend të rekomandimeve. Qeveria suedeze nuk mund ta bëjë këtë, mendon Einhorn. „Qeveria jonë ka pak mbështetje, e për sa kohë që autoriteti i shëndetësisë është i preferuar, qeveria nuk mund të dalë kundër.” E kështu në kulmin e valës së dytë të pandemisë, qeveria suedeze vazhdon të bazohet në veprimin vullnetar të qytetarëve. Të premten kryeministri suedez shkroi nga karantina. „Informohuni dhe ndiqni këshillat.” DW/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Foto-Kryebashkiaku socialist kundër qeverisë? Nuk respekton masat kundër koronavirusit

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Futet në karantinë presidenti i rajonit të Lombardisë

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gati të nisë festa/ Social-Demokratët në epërsi të ngushtë zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Social-Demokratët e qendrës së majtë janë përpara bllokut konservator CDU / CSU me rreth 1%, sipas rezultateve fillestare të projektuara. Në një garë kaq të ngushtë, mundësitë për një koalicion janë ende të paqarta.

Rezultatet e para të parashikuara janë për zgjedhjet federale të Gjermanisë në vitin 2021, me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) me 25.7%, pak përpara Kristian Demokratëve të qendrës së djathtë dhe partisë së tyre simotër bavareze (CDU / CSU) me 24.5%.

Blloku konservator dhe SPD kanë thënë se duan të udhëheqin qeverinë e ardhshme.

Të Gjelbrit ambientalistë janë në rrugën e duhur për të regjistruar rezultatin e tyre më të mirë ndonjëherë, duke arritur rreth 14% të votave. Demokratët e Lirë (FDP) pro-biznesit  11.5%, ndërsa Alternativa e së djathtës ekstreme për Gjermaninë (AfD) 10.5%. Partia Socialiste e Majtë po lëvizte rreth 5%.

LEXO EDHE:  Vëllai i Adriatik Alimadhit preket nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Epidemiologu: Nëse koronavirusi do të rishfaqet në vjeshtë do jetë më i butë



Parashikimet sugjerojnë se partitë e qendrës së majtë janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Si SPD ashtu edhe të Gjelbrit janë në rrugën e duhur për të fituar më shumë se 5% në krahasim me rezultatin e tyre në zgjedhjet e fundit federale në 2017.

Blloku konservator pësoi humbje të mëdha ndërsa epoka e Angela Merkel po përfundon. Ata ranë me mbi 8% në zgjedhjet e mëparshme dhe po shkojnë drejt rezultatit të tyre më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Mbi 500 mijë qytetarë kanë marrë dy doza të vaksinës në Kosovë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës janë vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.

Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.

LEXO EDHE:  Vëllai i Adriatik Alimadhit preket nga koronavirusi

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Futet në karantinë presidenti i rajonit të Lombardisë



Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.

Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.

Bashkë ia dalim” mbyllet njoftimi i qeverisë së Kosovë.

LEXO TE PLOTE