LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PAA takim me strukturat në Korçë/ Duka prezanton 5 prioritetet e programit qeverisës

8 Nëntor 2020, 09:29, Aktualitet CNA
PAA takim me strukturat në Korçë/ Duka prezanton 5 prioritetet

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Korçës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për media, Duka ka shprehur angazhimin e tij se do të punojë fort për të arritur përfaqësimin me disa deputetë në Kuvend.

Por PAA ka prezantuar edhe 5 prioritetet e saj të cilat do të marrin zgjidhje pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Më konkretisht, PAA do të sjellë dyfishim të buxhetit të bujqësisë, heqjen reale të akcizës, rritje të fondeve nga BE deri në 80% për fermerët, fond sigurimi për fatkeqësitë natyrore dhe ekonominë e gjelbër.

?Në takimin me strukturat elektorale të PAA për qarkun e Kor?ës, Kryetari i PAA z. Duka theksoi se: ?Standardet e zgjedhjeve 2021 do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, drejt demokracisë perëndimore, perëndimit apo drejt një autokracie. Ne duhet të punojmë fort për të arritur të përfaqësohemi politikisht në parlament me disa deputetë?.

Kryetari i PAA z. Duka theksoi 5 prioritetet e programit qeverisës pas zgjedhjeve 2021, përkatësisht:

PAA është dera mikpritëse për të rinjtë, për aktivistët dhe mbështetësit e ndryshimit. Ne do të mbështesim banorët e zonave rurale dhe urbane. Kjo duhet të jetë dekada në të cilën do t?i japim fund tranzicionit dhe të implementojmë një model të zhvillimit të qëndrueshëm, ekonomik dhe politik?, thuhet në deklaratën e PAA. CNA.al/ 

 

 

Lajmet e fundit nga