LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koço Devole qëndron në ajkën e artistëve shqiptarë”/ Leka Bungo: Bëri epokë në skenën e humorit

8 Nëntor 2020, 16:20, Kulturë CNA
“Koço Devole qëndron në ajkën e artistëve

Regjisori Leka Bungo u shpreh se Koço Devole bëri epokë në skenën e humorit shqiptar, duke shtuar se ai qëndron në ajkën e artistëve shqiptarë. Gjatë një interviste për ?News 24?, Bungo tregon edhe komunikimin e fundit që kishte me aktorin.

?Koço nuk ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, por me krijimtarinë e tij bëri shkollë vetë. Kjo është humbje e një njeriu të veçantë. Koço Devole qëndron në ajkën e artistëve shqiptarë. Koço bëri epokë në skenën e humorit shqiptar. Unë me të kam komunikuar një natë përpara se të dilte nga spitali, ku thuhej se kishte dalë nga spitali, bëri dhe shaka e kjo bëri të ishte mirë. Ndërsa, më pas ishte intubuar?, tha Bungo.

Leka Bungo theksoi se Koço Devole kurrë nuk bëri humor banal, pasi ai ishte artist aristokrat.

?Kam punuar 15 vjet me Koço Devolen. Ka qenë aktor në filmat e mi televizivë. Ajo që ngelet për mua është ?Gjuetia e fundit?, ndër veprat më të mira të tij. Koço ka qenë autor i sghumë veprave artistike. Ai ishte aktor i humorit realist. Koço nuk ra kurrë në banalitet, ai kishte humor fin, humor aristokrat.

Ai ishte mjeshtër i skenës së vërtetë. Koço hyn në rangun e artistëve, që pushtetarët kujtohen për ta vetëm pas vdekjes. Hyn në rangun e artistëve si Lako, si Trebicka etj. Koço humbi jetën duke jetuar në një apartament me qira në Tiranë dhe kjo është falë atyre pushtetarëve që flasin sot për të me hidhërim.?, u shpreh Bungo. CNA.al/ 

 

 

Lajmet e fundit nga