Connect with Us

“Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Sociale

“Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Publikuar

-

“Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një lajm të mirë vetëm pak minuta më parë.

Ajo ka publikuar foton e doktor Ahmet Ponarit që punon në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe thotë se 940 bebe kanë lindur të shëndetshme vetëm gjatë muajit tetot.

Manastirliu deklaron se ky është një tregues pozitiv se jeta do të triumfojë, pavarësisht se vendi ndodhet në një situatë pandemie.

Pa u ndalur as në ditët më të vështira të epidemisë, dr. Ahmet Ponari është çdo ditë në shërbimin delikat të anestezi- reanimacionit, me kujdesin maksimal për nënat që sjellin në jetë fëmijët në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Një lajm i mirë nga maternitetet e Tiranës

940 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë vetëm gjatë muajit Tetor, një tregues fort pozitiv krahasuar me vitet e mëparëshme që na mbush me shpresë se edhe në këto kohë sfiduese, jeta do të triumfojë”, shkruan ministrja në rrjetet sociale./ CNA.al

“Jeta do të triumfojë”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  Pandemia la shqiptarët pa martuar/ Celebrimet ranë me 22% në 2020-n

LEXO EDHE:  Shkollimi miliarda lekë i fëmijëve në Londër/ Justifikohet Kryemadhi: Aq para harxhon Rama për kokainë

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Publikuar

-

Nga

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesvepër të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

LEXO EDHE:  Shkollimi miliarda lekë i fëmijëve në Londër/ Justifikohet Kryemadhi: Aq para harxhon Rama për kokainë

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari publikon foto me Piperon/ Jep lajmin e mirë

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  Meta ngre alarmin/ Niveli i jetesës do përkeqësohet

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Meta ngre alarmin/ Niveli i jetesës do përkeqësohet

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE