LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunuan dhe kanosën një qytetar/ Policia arreston dy të rinj në Elbasan

8 Nëntor 2020, 13:31, Kronika CNA
Dhunuan dhe kanosën një qytetar/ Policia arreston dy të rinj

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj, të cilët kanë dhunuar dhe kanosur me thikë një qytetar për t?i marrë 5 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur në Parkun Rinia dhe aventura e dy agresorëve ka zgjatur shumë pak, pasi u arrestuan nga policia. Në prangat e policisë kanë rënë R.B., 19 vjeç dhe H P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi dhunuan dhe grabitën nën kërcënimin e thikës 23-vjeçarin F.K.

Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë edhe 41-vjeçari G.Gj., i cili ishte me dy të rinjtë në momentin e arrestimit dhe nuk i është bindur efektivëve të policisë për kontroll. CNA.al/ 

Lajmet e fundit nga