LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjohet Manchester United, mposht Evertonin dhe vazhdon ngjitjen

7 Nëntor 2020, 14:48, Sport CNA
Zgjohet Manchester United, mposht Evertonin dhe vazhdon ngjitjen

Manchester United e ka fituar derbin ndaj Everton në ?Goodison Park? me rezultat 1:3, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tetë të Premierligës. Vendasit kaluan të parët në epërsi, me një gol të bukur të Bernard, të shënuar në minutën e 19?.

Manchester United përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë. Bruno Fernandes ishte heroi i ?Djajve të Kuq? në pjesën e parë me dy gola të shpejtë të shënuar.

Portugezi shënoi në minutat 25? dhe 32?. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Edinson Cavani, që shënoi në kohën shtesë për 1:3. Pas kësaj fitoreje, Manchester United numëron 10 pikë, dhe renditet në vendin e 13.

Lajmet e fundit nga