LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama pyet publikisht Berishën, Metën dhe Bashën/ Pse votuat pro raportit të Dick Martyn për UÇK-në?

7 Nëntor 2020, 13:50, Politikë CNA
Rama pyet publikisht Berishën, Metën dhe Bashën/ Pse votuat pro

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi raportin e ish-anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në.

Ai  i ka drejtuar nga një pyetje ish kryeministrit Sali Berisha, presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Rama pyet ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta se pse kanë votuar pro ndaj këtij raporti që inkriminonte UÇK-në.

?Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS?, shkruan Rama.

Dick Marty, ka bërë një raport mbi ato që ai i quan krime të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij raporti, një rrjet i drejtuar nga Thaçi dhe liderë të tjerë të UÇK është përfshirë në trafikimin e heroinës, armëve dhe organeve njerëzore pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999./CNA.al

Lajmet e fundit nga