Aktualitet
“Puthej e pllaquritje me zëdhënësin e Millosheviç”/ PD i përgjigjet Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i është përgjigjur kyryeministrit Edi Rama, duke i kujtuar se Sali Berishën dhe Lulzim Bashën i vlerësojnë të gjithë për kontributin që i kanë dhënë Kosovës, ndërsa kryeministrin e cilëson “tradhtar të damkosur”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se Rama guxon dhe flet për Kosovën, kur sipas tij kryeministri puthej e pllaquritej me zëdhënësin e Milloshevicit dhe hapi gjyqe për drejtuesit politikë të Kosovës
“Guxon e flet per Kosoven ai qe projektoj ndarjen e saj. Flet per Kosoven ai qe ne krah te sivllaut te tij Vucic , lobonte me fort se serbet per ti kaluar Mitrovicen e Veriut , Serbise.
Flet per Kosoven ai qe puthej e pllaquritej me zedhenesin e Milloshevicit ne te njejten kohe qe poshtronte lidershipin politik te Kosoves e heronjte e gjalle te UÇK!
Mendon se e kane harruar shqiptaret ketej e andej kufirit se perpara se ti dergonte neper gjykata Serbia ishe ti Edvin qe hapje gjyqe per drejtuesit politik te Kosoves! Rama edhe Kosoven e keqperdori vetem per interesa te tij . Nuk eshte rastesi qe nen qeverisjen e Rames ska patur asnje njohje , po vetem cnjohje te Kosoves.
Sa per kontributin e Lulzim Bashes e dijne mire gjithe qytetaret e Kosoves e ta thane publikisht lideret e saj politik duke nisur nga Thaci per te cilin ben sikur te dhimbset sot. Kontributi i Lulzim Bashes dhe Sali Berishes per Kosoven njihet dhe vleresohet sot nga cdo qytetar i saj, si gjate luftes, ne shpalljen e pavarsise dhe njohjen e saj nderkombetare.
Ndersa ti Edvin je tanime i damkosur si tradhetar per cdo shqiptare ketej e andej kufirit. Turp qe sot po e perdor prap Kosoven jo per ta ndihmuar por thjesht per te hequr vemendjen nga situata jashtzakonisht e rende ne Shqiperi, per te cilen je ti dhe vetem ti pergjegjes”, shkruan Paloka. CNA.al/