Aktualitet
“Në 25 prill qytetarët do ia çjerrin maskën Ramës”/ Kryemadhi thirrj socialistëve: Bashkohuni me ne

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e vështirë që po kalon vendi, duke u bërë thirrje socialistëve që ta braktisin atë në 25 prill.
Gjatë një takimi me strukturat në Lezhë, Kryemadhi tha se edhe socialistët e ndershëm nuk do t’i pranojnë më mashtrimet e kryeministrit.
Kryetarja e LSI shtoi se në 25 prill qytetarët shqiptarë do ia çjerrin maskën Ramës dge zuzqarëve të tij.
“Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë. Nuk ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Nuk ka socialist që nuk do punë dhe pagë të mirë, që nuk do fëmijën e tij në shtëpi.
Njerëzit janë të gjithë njësoj para Zotit e ligjit, por edhe para familjes së tyre. Beteja jonë është e përbashkët, me socialistët e ndershëm, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Lezha ka mundësi pafund, jo vetëm në turizëm, trashëgimi kulturore, bujqësi, por edhe në resurset kulturore. Unë nuk dua t’iu them që të votoni, sepse do thoni që erdhëm e kërkuam votën.
Unë do iu kërkoj të zgjoheni, të ndryshoni, sepse vetëm kështu ne mund të garantojmë arsim cilësor, që garanton punësim të mirëpaguar” – tha Kryemadhi.
Në fjalën e saj para të rinjve, Kryemadhi tha LSI do të punojë për të rikthyer shqiptarët në shtëpitë e tyre dhe do të garantojë arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar. CNA.al/
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...