Connect with Us

“Ndaj Kastriotit lëshuam”, surprizon Ilir Daja: Do të bëjmë rotacion, ju tregoj dëmtimet

Sport

“Ndaj Kastriotit lëshuam”, surprizon Ilir Daja: Do të bëjmë rotacion, ju tregoj dëmtimet

Publikuar

-

Trajneri I Partizanit, Ilir Daja ka folur për mediet përpara takimit me Kukësin. Të kuqtë do të luajnë  nesër në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 13:45. Daja shprehet se të dyja skuadrat vijnë nga një vazhdimësi negative në javën e parë të Superligës, teksa do të tentohet edhe rotacioni për të ruajtur freskinë, ndërsa tregon edhe mungesat.

“Nga ajo që u pa në ndeshjen e parë, do të thosha që ishte një dozë e shtuar emocionale. Lojtarët, prej pritshmërive të klubit, tifozëve dhe të vetë atyre, kërkonin që të bënin më shumë. Tentuam më shumë, kur barazuam, duke hedhur të gjithë potencialin sulmues për ta fituar ndeshjen.

Kështu që them se nuk është ndonjë vështirësi shumë e madhe, edhe pse ekipet vijnë nga humbje. Kemi nisur me dy muaj me vonesë dhe të gjithë kanë pasur vështirësi, pavarësisht nëse kanë fituar apo humbur. Ende nuk janë stabilizuar në manovër apo në formacionet bazë.

Është një ndeshje që duhet ta kishim fituar, por e kemi lënë pas dhe mendojmë për sfidën me Kukësin

Si ne, ashtu edhe Kukësi kemi vetëm tre ditë në dispozicion. Në nivel paragjykimi mund të flasim shumë, por do dihet gjithçka gjatë ndeshjes. Duhet lexuar mirë në dinamikë. Edhe me Kastriotin e nisëm mirë, kishim tre raste të mira shënimi.

Kastrioti? Unë si natyrë, apo Partizani, nuk kënaqet me fragmente të lojës, duam të drejtojmë lojën. Nuk kishim vazhdimësi. E nisëm mirë, lëshuam, pastaj reaguam. Cilësia e fushës, pa u justifikuar, ndikoi për ne, pasi kemi lojtarë me cilësi të mira teknike. Do të thosha, që për pritshmëritë që kemi, nuk është se jam i kënaqur me atë që të gjithë së bashku kemi bërë. Nuk janë vetëm lojtarët që mbajnë përgjegjësi për humbjen, në radhë të parë e mban stafi.

Kukësi? Ndeshja e nesërme i ka të tria rezultatet brenda. Edhe Kukësi do të bëjë të njëjtën gjë, do kërkojë tre pikët. Vijmë nga rezultate negative. Mund të bëjmë ndonjë rotacion, që të freskojmë pak ekipin. Kemi luajtur tre ditë përpara. Normalisht nuk e bëjmë dot në mbrojtje.

Mungesat dhe formacioni? Do shohim nëse Bitri do të jetë i gatshëm. Mund të ndryshojmë manovër, pastaj duhet parë nëse strategjia do të funksionojë në dinamikë. Në ndeshje të tilla duhet të jemi pragmatistë, pasi ndeshjet e para u zgjidhën nga episodet. Kjo do jetë strategjia kundër Kukësit dhe këto do jenë ndryshimet e vogla që kemi pasur këto ditë”, tha Daja përpara Kukësit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ City fiton bindshëm, Reali thyen Atalantën në fund

Publikuar

-

Nga

Manchester City mposhtur 2-0 Borussia Monchengladbach, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Citizens arritën që të kalojnë në epërsi pas golit të shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 29-të.

Gabriel Jesus 65’ shënoi golin e dyte për t’i dhënë kështu epilogun përfundimtar ndeshjes. Edhe pse nuk u shënuan shumë gola në këtë ndeshje pamë edhe rikthimin e Sergio Agueros, i cili do t’i shtojë më shumë fuqi sulmit të Cityt. Më 16 mars do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Etihad Stadium me fillim nga ora 21:00.

Ndërkaq, Real Madrid ka mbyllur me fitore minimale, 1-0, ndeshjen ndaj Atalantës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Edhe pse gjatë gjithë kohës klubi nga Italia po mbrohej për shkak se po luanin me 10 lojtarë, kjo nuk i pengoi aspak Madrilienët që të shënojnë një gol. Goli erdhi në minutat e fundit të ndeshjes nga mbrojtësi anësor, Ferland Mendy.

LEXO TE PLOTE

Sport

Cungu: Vllaznia do bëjë kthesë, ja dy rivalët për titull

Publikuar

-

Nga

Armando Cungu drejton Kombëtaren U-19, por ndër të tjera në një prononcimin që ka dhënë për mediat, mbi ekspriencën e re kuqezi, ka folur edhe për Superioren që e njeh mirë, duke qenë se ka drejtuar Kukësin, Laçin e Vllazninë.

Sipas Armando Cungut: “Vllaznia ka gabuar boll dhe do të bëj kthesën, Partizani e Laçi janë rivalët për titull”.

Cungu është ndalur edhe tek skuadra që si trajner ka provuar suksese e madje ka kaluar pjesë të rëndësishme të karrierës, Laçin. Ja çfarë thotë ai për ecurinë mjaft të mirë në javët e fundit të skuadrës bardhezi.

“Laçin e njoh mirë, e kam drjetuar në fillim të seoznit është më i fortë se vjet dhe është një rival potencial në betejën e titullit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ndihmësi i Rejas, Porrini: Të lumtur me Ismajlin, ka diçka për të përmirësuar

Publikuar

-

Nga

Transferimi i Ardian Ismajlit dhe fillimi i aktivizimit të tij të rregullt në radhët e Specias në Serinë A, ka qënë një lajm i mire për futbollistin e padyshim edhe për përfaqësuesen shqiptare, pasi tanimë mbrojtësi po përballet me rregullsi me disa nga sulmuesit më të mirë në botë e kjo e ndihmon të bëjë një hap të rëndësishëm para në karrierën e tij. Këtë e ka pranuar edhe Serxhio Porrini, krahu i djathtë i Edi Rejas në pankinën e përfaqësueses shqiptare.

Në një intervistë për mediat italiane, ai është pyetur rreth aktivizimit të Ismajlit dhe sigurisht që kishte fjalë pozitive për mbrojtjen kuqezi, vlerat e të cilit ka nxjerrë në pah. Por njëkohësisht, ai ka treguar edhe në cilin aspekt lojtari duhet të bëjë përmirësime.

“Jemi gjithmonë në kërkim të premtimeve për të ardhmen që mund të na rritin me kombëtaren shqiptare. Kam patur mundësinë ta stërvis dhe ta shoh nga afër, ka forcë fizike dhe shpërthim, është i fortë në mbulimin një kundër një dhe në paraprirjen e kundërshtarit, është i vëmendshëm. Duhet të përmirësohet pak në ndërtimin e lojës, por jemi shumë të lumtur me të. Do të rritet me një trajner si Italiano”, tha Porrini.

LEXO TE PLOTE