LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merkel uron Biden/ Pres të punoj me ju, miqësia Gjermani-Amerikë e domosdoshme

7 Nëntor 2020, 21:43, Kosova & Bota CNA
Merkel uron Biden/ Pres të punoj me ju, miqësia Gjermani-Amerikë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar Joe Biden për fitoren, duke vlerësuar miqësinë trans-atlantike midis këtyre dy vendeve si të pazëvendësueshme.

Përmes një deklaratë zyrtare me shkrim nëpërmjet zëdhënësit të qeverisë federale gjermane ajo theson se mezi pret të punojë me Biden.

?Urime! Populli Amerikan ka marrë vendimin e tij?, tha Merkel në një deklaratë, shkruan DË, transmeton Klan Kosova

?Joe Biden do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë i uroj sinqerisht fat të mirë dhe çdo sukses dhe unë gjithashtu do të doja të uroja Kamala Harris, zëvendëspresideten e parë femër e zgjedhur në historinë e vendit tuaj. Unë pres të punoj me Presidentin Biden. Miqësia jonë trans-atlantike është e domosdoshme nëse duam të merremi me sfidat kryesore të kohës sonë?, tha mes tjerash Merkel.

Chancellor #Merkel congratulates @JoeBiden and @KamalaHarris. #Election2020 pic.twitter.com/A9Vwy1XYAR

? Steffen Seibert (@RegSprecher) November 7, 2020

Lajmet e fundit nga