LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat e reja antiCovid/ Kosovarët dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

7 Nëntor 2020, 07:15, Kosova & Bota CNA
Masat e reja antiCovid/ Kosovarët dynden drejt Shqipërisë

Pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, pasditene djeshme kosovarët janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Në vendkalimin kufitar në Morinë ka pasur radhë të gjata makinash, shkruan Telegrafi.
Qeveria e Kosovës nxori dje vendimin që në fundjavë t?u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fusë në karantinë shtatë komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Në këto komuna ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020./CNA.al

Lajmet e fundit nga