LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kotece 40 milionëshe nuk kemi parë"/ Këlliçi-Veliajt: Po shpenzon paratë e qytetarëve për propagandë

7 Nëntor 2020, 14:14, Aktualitet CNA
"Kotece 40 milionëshe nuk kemi parë"/

Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka reaguar pas videoskandalit që ai publikoi në Baldushk.

Përmes një postimi në rrjetin social, Këlliçi shkruan se Erion Veliaj po mundohet të fshehë realitetin përmes propagandës, duke shtuar se kryebashkiaku shpenzon shumë para për të strehuar pula ndërsa banorët e prekur nga tërmeti presin prej 1 viti të dalin prej çadrave.

Këlliçi tha se pas publikimit të videos, Veliaj ?lëshoi? armatën e tij për të mbuluar këtë skandal dhe për të mashtruar qytetarët se realiteti është ndryshe.

?Pasi ne publikuam videoskandalin se u shpenzuan 40 milionë lekë për të lyer një konvikt pulash, nuk vonoi replika! Punëmarumi lëshoi ?luftëtarët? e tij të tastierës, për të na mbushur mendjen se ai nuk kishte marrë pjesë në ndonjë inagurim.

Herën tjetër usta, thuaju kameramanëve që paguan me taksat tona, të filmojnë edhe brenda godinës edhe pas.

Ku do i bësh dëgjesat me qytetarët o Mashtrues? Te koteci i pulave? Po sallën e kinemasë ku e ke? Pse s’na e shfaqe?

Në përgjigje të ?luftëtarëve? të tu që i paguajmë sa frëngu pulën me taksat tona, që i bëjnë ledha egos tënde të sëmurë, po shfaqim një material të plotë me pamje të godinës brenda e jashtë. Ja ku je dhe ti o prestigjatori i bashkisë. Me zë e figurë.

Kështu qytetarët e Tiranës do të shohin sa i aftë je të qullosësh një punë deri në fund.

Fjalët e tua i merr era. Pamjet mbesin. ?Si fshatrat e Italisë e Greqisë është bërë? the zotrote.

Epo kotece 40 milionëshe nuk kemi parë ende o mashtrues!

Ndërkohë që paratë i shpenzon për të strehuar pula, banorët e prekur nga tërmeti presin prej 1 viti të dalin prej çadrave.  Faqezi?, shkruan Këlliçi. CNA.al/ 

Lajmet e fundit nga