LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Korça ka më pak ndërtime pa leje”/ Artan Lame: Kjo tregon qytetarinë e banorëve

7 Nëntor 2020, 13:50, Aktualitet CNA
“Korça ka më pak ndërtime pa leje”/ Artan Lame: Kjo

Korça ka qenë historikisht një qytet, banorët e të cilit kanë marrëdhënie të mira me ligjin dhe rregullat e shtetit. Ata janë qytetarë të rregullt në çdo drejtim, janë pagues të faturës së energjisë elektrike, të ujit apo çdo taksë tjetër. Kështu që si banorë të përpiktë me ligjin, ndërtimet informale nuk janë pjesë e jetës së qytetarëve korçarë.

Kreu i Kadastrës Artan Lame u shpreh se Qarku i Korçës është qarku që ka më pak ndërtime pa leje, duke thksuar se kjo tregon qytetarinë e tyre.

“Korça është qarku më frikacak për çështjen e ndërtimeve pa leje, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje sepse statistikisht Qarku i Korçës është qarku me më pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qenë një qark me popullsi shumë të madhe. Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit?, tha Lame. CNA.al/ 

Lajmet e fundit nga