LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kolegji turk “Turgut Ozal” nën hetim nga Prokuroria/ Dyshohet për pastrim parash

7 Nëntor 2020, 15:11, Kronika CNA
Kolegji turk “Turgut Ozal” nën hetim nga Prokuroria/ Dyshohet

Kolegji turk ?Turgut Ozal? është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet për pastrim parash.

Dy pronarët e rinj të shkollës janë marrë në pyetje nga ana e krimit ekonomik në polici.

Dyshimet nisën pasi në 3 vite janë konstatuar transaksione të dyshimta shitblerjesh pronash nëpërmjet NIPT të Shkollës e derdhje parash.

Këto transaksione nuk korrespondojnë në vlerat e shkollimit dhe numrit të nxënësve.

Në sitë është një vlerë prej 10 mln dollarë e shitjes së shkollës. Deri tani në Shqipëri janë pyetur 4 persona ditën e enjte nga krimi ekonomik.

Deri tani ska asnjë masë sekuestro apo fakt për të vendosur masë si ndaj shkollës dhe llogarive bankare.

Hetimi i nisur pas derdhjes së vlerës prej 10 mln dollarë e shitjeve te aksioneve të Turgut Ozal. Ndërkohë 2 shtetas turq të cilët janë në listë për tu pyetur janë gjetur në Tiranë janë larguar para 3 muaj. CNA.al/

 

Lajmet e fundit nga