LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me 40 doza të vogla kokainë/ Policia arreston 51-vjeçarin në Elbasan

7 Nëntor 2020, 09:09, Kronika CNA
Kapet me 40 doza të vogla kokainë/ Policia arreston 51-vjeçarin

Policia ka arrestuar një 51-vjeçar me inicialet O.P. në qytetin e Elbasanit, pasi u kap me 40 doza të vogla kokainë.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, policia finalizoi operacionin e koduar “Befasia”. Gjithashtu policia ka sekuestruar një celular, një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e lëndës narkotike.

Policia thotë se ka kryer disa muaj hetime për kapjen e këtij personi, por duket se edhe në këtë rast nuk ka arritur te trafikantët e mëdhenj të së bardhës.

Pesha e lëndës narkotike është 39.4 gramë e cila ishte gati për shitje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

Njoftimi i plotë i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar ?BEFASIA?, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Operacioni i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga 51 vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 40 doza kokainë, 1 aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta  në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ?BEFASIA?, në kuadër  të të  cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: O.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë  hetimit  disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. CNA.al/

 

Lajmet e fundit nga