LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe nëse nuk fiton, Trump do mbetet një figurë qendrore në Partinë Republikane

7 Nëntor 2020, 07:47, Blog CNA
Edhe nëse nuk fiton, Trump do mbetet një figurë qendrore në

Nga Rich Lowry?National Riview?

Performanca e Trump në zgjedhjet e fundit, premton një të ardhme me rendësi në radhët e Partisë Republikane. Kur të përfundojë numërimi edhe në disa shtete kyçe, Donald Trump mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë, por ai nuk po del nga politika.
Kritikët më të ashpër ndaj tij shpresonin – dhe e parashikuan me dëshirë – një humbje të thellëqë do të zhdukte çdo gjurmë të Trumpit dhe njerëzve të tij nga Partia Republikane.

Por kjo nuk po ndodh. Gara e ngushtë, shfajëson qasjen e Trump, dhe i jep atij dhe pasardhësve të tij të mundshëm jo një zë dominues në Partinë Republikane. Humbja e mundshme e Trump nuk është e ngjashme me disfatën e pësuar nga Partia Republikane në vitin 2008, kur Barak Obama fitoi shumicën në Kongres dhe Senat. Partia e Trump ka shansin të ruajë shumicën e saj në Senat.

Ai i bëri partisë së tij favorin e fundit, duke shmangur njënga pasojat më të këqija të humbjes së tij të mundshme. Së pari, duke plotësuar vendin e lënë vakant nga Rut Ginsburg në Gjykatën e Lartë, që përndryshe do të plotësohej nga një njeri i caktuar nga Xho Bajden,
dhe së dyti duke ndihmuar kandidatët republikanë për në Senat, që do të kontrollojnë që nga fillimi një presidencë të Bajdenit, nëse arrijnë vërtet të ruajnë shumicën. Votuesit e Trump ishin akoma aty për të – në fakt, më shumë se kurrë më parë. Synimi i tij për të dyfishuar bazën e mbështetësve, nuk ishte dhe aq i çmendur sa na thuhej gjithmonë nga analistët. Gara e tij e ngushtë përballe rivalit, tregoi fuqinë e tij në fushatë, me tubimet që i shërbyen si mjete efektive të organizimit dhe të përçmimit të mesazheve.

Nga ana tjetër nuk mund të mohohet se ishin dështimet e vetë Trumpit, ato që ndihmuan në fundosjen e tij në këto zgjedhje. Ai mund të shmangte njëmijë e një gracka, po të mos ishte aq instiktiv dhe i padisiplinuar. Asnjë prej këtyre të fundit nuk bëri diferencën, por në mënyrë kumulative ato e zbehën presidencën e tij dhe e bënë atë të dukej toksike nga periferia. Gjithsesi, performanca e Trump në këto zgjedhje flet për një të ardhme të tij të qëndrueshme në Partinë Republikane. Ai mori në mënyrë të habitshme shumë vota nga votuesit hispanikë. Kjo tregon se është e mundur të imagjinohet një Parti Republikane e orientuar drejt klasës punëtore, se kjo nuk është një iluzion por i kapërcen vërtet ndarjet racore, edhe nëse ky potencial është ende i zbehtë.

Duke pasur parasysh se si baza elektorale e Trump u shfaq masivisht në 2 zgjedhjet e kaluara presidenciale, nuk ka gjasa që këta votues të mos simpatizojnë ndonjë kandidat tjetër presidencial republikan. Por shqetësimet e këtyre votuesve duhet të figurojnë në mënyrë të dukshme në agjendën e Partisë Republikane. Kjo nuk kërkon mbështetjen e ndonjë politike të veçantë të Trumpit-për shembull tarifat e çelikut, rezultuan një goditje për disa segmente të industrisë- por do të thotë që partia do të ketë në mënyrë të pashmangshme një ngjyrim populist. Një nga leksionet e Trump, është se politika presidenciale i shpërblen kandidatët sipërmarrës, të cilët gjejnë një mënyrë të re për të fituar nominimin enjë partie, por edhe për të bërë fushatë. Imituesit e Trumpit në të ardhmen ka të ngjarë që të dështojnë.

Në vend të kësaj, thelbi është të kuptohet se si të ruhet baza elektorale e Trump, ndërsa rikuperohet mbështetja ndaj republikanëve në periferi, veçanërisht duke pasur parasysh se rruga zgjedhore e Trump mund të ketë qenë shumë e ngushtë edhe për vetë Trump për të kopjuar. Por e gjithë kjo punë, do të duhet të kryhet teksa vetë Trump do të jetë jo pak i pranishëm në skenën publike. Mbështetësit e tij do ta konsiderojnë ende si një luftëtar legjendar, si një simbol të rezistencës ndaj medias tradicionale dhe elitës kulturore.

Popullariteti i tij do të vazhdojnë të mbetet i lartë, dhe kandidatët ambiciozë për presidencialet e vitit 2024 do të kërkojnë të trashëgojnë ?mantelin? e tij. Trump mund të mos fitojë çmimin më të madh e më të rëndësishëm, atë të një mandati të dytë në vitin 2020, por nuk ka dyshim se ai e ka shmangur të qenit një politikan i parëndësishëm në politikën amerikane./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga