LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Donald Trump “Qytetar Nderi” në Kamëz!/ Ironia e Patozit: Mos e tregoni shumë foton e Lulit…

7 Nëntor 2020, 18:27, Politikë CNA
Donald Trump “Qytetar Nderi” në Kamëz!/ Ironia e Patozit:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur sot presidentin e 46, ku kandidati Joe Biden siguroi mbi 270 vota elektorale, duke mundur kështu kundërshtarin e tij, Donald Trup.

Por kush pak e mban mend që presidenti i sapozgjedhur në Amerikë, Donald Trump, katër vite më parë, do të shpallej ?Qytetar Nderi? nga Bashkia Kamëz me në krye asokohe Xhelal Mziun.

Duke u kthyer pas në kohë, kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, teksa ka shpërndarë dhe një foto të kryedemokratit Lulzim Basha me Mziun teksa akordojnë këtë titull, me ironi Patozi shkrua  se kjo foto nuk duhet të qarkullojë shumë këto kohë.

Kjo sipas tij, se nuk do ishte ccudi që Rama bashkë me Rakip Sulin, të bëjnë sot të njëjtën gjë.

“Mos e tregoni kaq shumë atë foton e Lulit me Xhelal Mziun, tani që u shpall rezultati në Amerikë, se nuk është çudi që të shkojë nesër Edi Rama atje dhe bashkë me Rakip Sulin ta shpallin Joe Biden si Qytetar Nderi të Kamzës.

Sepse tek kjo pikë nuk është se kanë ndonjë ndryshim të madh midis tyre.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga