LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Meta ja merr këngës e vallës/ Askush s’mund të na cenojë identitetin kombëtar

6 Nëntor 2020, 12:06, Politikë CNA
Video- Meta ja merr këngës e vallës/ Askush s’mund të

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dy grupe polifonike në qytetin antik të Bylisit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se nuk do të lejohet askush të cenojë identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore. Siç shihet në video Meta, kësaj here shfaqet duke kënduar së bashku me këngëtarët, këngë polifonike.

?Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike ?Gjergj Arianti? dhe ?Bashkimi? ja morëm këngës ?Boria në Hekal ra?.

Nuk do lejojmë askënd të na cenojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë. Malet tona më të larta!?, shkruan Presidenti./CNA.al

Lajmet e fundit nga