LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topalli “bën për ujë të ftohtë” Bashën/ Ka marrë peng siglën e PD, i intereson vetëm karrigia

6 Nëntor 2020, 19:59, Politikë CNA
Topalli “bën për ujë të ftohtë”

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka sulmuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha, për mënyrën se si e ka drejtuar Partinë Demokratike.

Topalli tha se PD lindi si një forcë që do lindte pluralizmin, por pretendon se sigla e saj është marrë peng nga një grup njerëzish.

Ajo tha se Basha, kryeministri Edi Rama dhe presidneti Ilir Meta kanë si qëllim vetëm karrigen e tyre, ndaj kërkoi të bëhet ndryshim.

?PD lindi si një forcë që do lindte pluralizmin, do lejonte të krijoheshin forca të reja që sillnin frymë të re. Nëse një grup njerëzish kanë marrë peng siglën e PD, kjo është gjëja më absurde që mund të ndodhë. Kjo është një arsye më shumë për të kuptuar se sa e rëndësishme është për të krijuar një frymë të re.

Tre persona që kanë kryer monopole nuk lejojnë as votën dhe as debatin me vetëm një qëllim, për të mbajtur karrigen e kryetarit apo të shefit të madh?, theksoi ish-kryeparlamentarja në Tv1 Channel./ CNA.al

Lajmet e fundit nga