LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thanë se shkoi për mjekim të specializuar në Turqi/ Kirurgu i QSUT-së mohon lajmin: Jam mirë

6 Nëntor 2020, 21:45, Aktualitet CNA
Thanë se shkoi për mjekim të specializuar në Turqi/ Kirurgu

Mbrëmjen e sotme në media ka qarkulluar lajmi se kirurgu i QSUT-së Enton Bollano, i cili rezultoi para disa ditësh i infektuar me koronavirus, është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi.

CNA.al komunikoi me doktorin, i cili pranoi se është i infektuar me Covid-19 dhe se aktualisht ndodhet në Turqi.

Ai mohoi se është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi theksoi se fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme.

Enton Bollano i tha CNA.al se në Turqi ka shkuar në Turqi ka shkuar për arsye të tjera familjare dhe jo për të marrë mjekim të specializuar për Covid-19./ CNA.al

Lajmet e fundit nga