LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shteti fqinj në ankth nga koronavirusi/ Mbi 1100 raste dhe 12 viktima në 24 orë

6 Nëntor 2020, 18:32, Kosova & Bota CNA
Shteti fqinj në ankth nga koronavirusi/ Mbi 1100 raste dhe 12 viktima

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1128 raste të reja me Covid-19 nga 3082 teste të bëra në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj raporton se që nga dita e djeshme kanë humbur jetën 12 persona.

Viktimat janë të moshës nga 44 deri në 76 vjeçare. Po ashtu janë shëruar edhe 307 pacientë, ndërsa në këto momente janë 13 568 raste aktive me koronavirus.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot gjithsej 37 499 qytetarë janë infektuar me Covid-19, nga të cilët janë shëruar 22835 qytetarë.

Në Maqedoninë e Veriut  janë regjistruar 1096 viktima në total nga koronavirusi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga