LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon drafti/ PS: Ligji për Presidentin nuk cënon kompetencat e tij

6 Nëntor 2020, 10:24, Politikë CNA
Përfundon drafti/ PS: Ligji për Presidentin nuk cënon kompetencat

Përfundon drafti i ligjit i ri organik mbi të cilin do të funksionojë institucioni i Presidentit të Republikës, ndërsa palët kanë gjetur dakordësi që ai t?i nënshtrohet procedurave parlamentare.

Deputeti i PS-së, Adnor Shameti deklaroi se tashmë pas depozitimit në Kuvend, për ligjin do të ketë dhe nisë dhe konsultimi.
Sipas Shametit, ky ligj nuk cënon dhe as ngushton kompetencat e presidentit, por i jep fund problematikave artificiale të krijuara ndër vite.

?Grupi i punës ka përfunduar draftin për ligjin. Ndjesë për vonesën, por i dhamë dorën e fundit disa detajeve që ishin përcaktuar në ligjin organik. Hartimi i ligjit për funksionimin e institucionit të presidentit të Republikës ka qenë domosdoshmëri. E theksoj që është ligj organik pasi bëhet fjalë për një institucion kushtetues. Ky ligj ka analizuar dhe elaboruar në detaje procedurën që institucioni i Presidencës duhet të ndjekin në ushtrimin e detyrës. Me këtë ligj marrin fund të gjitha problematikat artificiale, të lindura në vitet e shkuara dhe mos të lindin më, duke respektuar në kushtetutë dhe germën dhe mos të ketë ndikime. Unë e përmenda dhe në fjalën time, s?behët fjalë për kufizime të kompetencave të presidentit. Është elaborimi i të drejtave të presidentit në kushtetutën e Republikës. Duket të kini parasysh që grupi i punës ka përfunduar draftin e dakordësuar të ligjit. Ky draft i dakrodësuar dhe i përfunduar sot do t?i nënshtrohet procedurave parlamentare, duke nisur me depozitimin në Kuvend, e më pas do të nisë procesin e konsultimin. Do të jetë gjithëpërfshirës dhe më pas në Komisionin e Ligjeve që i nënshtrohet veprimtarive parlamentare?, -tha Shameti në një deklaratë për mediat./CNA.al

Lajmet e fundit nga