LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paditi KED pas skualifikimit / Gjykata rikthen në garë kandidatin për "Kushtetuesen"

6 Nëntor 2020, 13:58, Aktualitet CNA
Paditi KED pas skualifikimit / Gjykata rikthen në garë kandidatin

Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikim nga gara për Gjykatën Kushtetueses të Eugen Papandiles.

KED skualifikoi në fillim të muajit tetor Papandilen, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim. Ditën e sotme, gjykata ka vendosur që të rikthejë në garë Eugen Papandile.

Vendimi për Papandilen u mor me shumicë votash, ku 2 gjyqtar ishin pro rikthimit të tij në garë dhe 1 kundër. CNA.al

 

Lajmet e fundit nga