Connect with Us

Nga vrasja e dyfishtë te zhdukja e Ermal Ngucajt dhe Klevis Lleshit/ Hoxha tregon lidhjet me drogën

Kronika

Nga vrasja e dyfishtë te zhdukja e Ermal Ngucajt dhe Klevis Lleshit/ Hoxha tregon lidhjet me drogën

Publikuar

-

Tre vrasje brenda 24 orëve/ Hoxha tregon “lodrën” e re të vrasësve, rikthehet “Legjenda e misrit”

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur sot për vrasjet e bujshme dhe zhdukjet për shkak të konflikteve për parcelat me drogë.

Hoxha u ndal te vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, ku tha se sasia e drogës që u bë mollë sherri ka qenë rreth 7-8 kilogramë.

Autori ende nuk është kapur. Deri tani rezulton që sasia e kanabisit ishte shumë e vogël, diku nga 7 deri në 8 kg kanabis. Në rastin konkret autori e kishte ndarë mendjen që t’i çonte viktimat te vendi. Një nga viktimat e ka një plumb në kokë. Nuk ka bërë përpjekje për të zhdukur kufomat”, u shpreh ai në Abc News.

Gazetari kujtoi edhe zhdukjen e Ermal Ngucajt në Vlorë që prej 12 tetorit dhe zbuloi se ky i fundit herën e fundit që është parë, ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis.

Është një ngjarje tjetër që ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Lepenicë, ku u zhduk një 40-vjeçar. Bëhet fjalë për një ngjarje që vazhdon të jetë pa autor. Ai është zhdukur kur ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis. Fillimisht u tha për një konflikt për guroren, bëhet fjalë për një ngjarje e cila vijon që të jetë pa autor.

Personi është zhdukur ndërsa ka qenë duke shkuar te parcelat me kanabis. Nga ai moment edhe sot nuk e dimë vendndodhjen e tij. Kjo është një ngjarje që në momentin e parë pati një interes të shtuar të mediat. Bëhet fjalë për Ermal Ngucajn. Sot nuk dihet ku është kufoma”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  “Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim”/ Basha: Do e sjellin qytetarët

Ndërkohë, për zhdukjen që nga 5 gushti të 21-vjeçarit Klevis Lleshi, ai deklaroi: “Edhe pse 3 muaj mbrapa, nuk ka asnjë të dhënë çfarë ka ndodhur. Ai është rrëmbyer mes të Burrelit, kur ishte në kërkim nga policia. Në Burrel kemi dy raste, dy të zhdukur dhe me 16 të zhdukurit e Vlorës kufomat e të cilëve nuk u gjetën kurrë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjete në Lezhë, tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi të futet në parakalim/ Përplasen dy automjet në Leshë, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Milot-Lezhë.

Një automjet tip “Benz” ndërsa lëvizte me shpejtësi ka tentuar të kryejë një parakalim e për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me 2 automjete të tjera që ishin të parkuar në sheshin e një lokali.

Për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur, ku njeri në ndodhet në gjendje më të rëndë.

“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.  Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme  materiale. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Publikuar

-

Nga

Video/ Polici parandalon vrasjen në Tiranë, si nisi konflikti në rrugë

Një ngjarje kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Tiranë në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.

Dy persona janë përleshur me grushta pasditen e sotme në Tiranë por situata ka agravuar dhe njëri nga personat ka marrë makinën dhe ka goditur me të automjetin e personit tjetër.

Situata e nxehtë, është zgjidhur falë një agjenti policie, që është ndodhur krejt rastësisht në vendngjarje.

Në pamjet filmike duket efektivi i policisë që ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij.

LEXO EDHE:  Vdekja e Kim Jong-nam/ Ja kush janë dy gratë e akuzuara

LEXO EDHE:  Droga “mbyt” Shqipërinë/Arrestohen 3 trafikantët në Shkodër, ja emrat

Punonjësi i policisë ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjës të tjerë të policisë, të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

E rënAksidenti në Bulqizë/ Humb jetën fëmija në spital vajza, e ëma në gjendje të rëndëë në Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë 70 vjeçari, dyshimet e para

Ka ndërruar jetë në spital vajza 10-vjeçare e cila u godit nga një automjet bashkë me të ëmën pasditen e sotme në Bulqizë.

Ndërkohë që mësohet se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën, teksa nuk është transportuar ende në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në brendësi të lagjes në qytetin e ri të Bulqizës.

LEXO EDHE:  Topalli nxjerr shifrat/ Mbi 60 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2019-ën

LEXO EDHE:  Shokon Artan Hoxha/ Shkodranët e dinë kush fshihet pas ngjarjeve

Shoferi që ka përplasur gruan dhe vajzën është identifikuar si Zenel Shyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE