Connect with Us

Lefter Koka i kthehet dashurisë së vjetër/ Ikën nga LSI për PS, mbështetja në Durrës dhe lëvizjet e tij

Politikë

Lefter Koka i kthehet dashurisë së vjetër/ Ikën nga LSI për PS, mbështetja në Durrës dhe lëvizjet e tij

Publikuar

-

Lefter Koka i kthehet dashurisë së vjetër/ Braktis LSI për PS, mbështetja në Durrës dhe lëvizjet e tij

Deputeti i LSI-së, Lefter Koka, i është rikthyer dashurisë së vjetër. Mësohet se Koka është bashkuar sërish me Partinë Socialiste që kryesohet nga Edi Rama.

Pas një kohe të gjatë largimi, ai ka vendosur që të rikthehet sërish në gjirin e PS-së. Lefter Koka ka qenë kryetar i bashkisë së Durrësit nga listat e PS-së gjatë periudhës 2003 – 2007, por në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 vendosi që të shkojë te LSI-ja e Ilir Metës.

Në zgjedhjet e 2009-ës ai përfaqësoi votuesit e Qarkut Durrës, ku kishte një mbështetje shumë të madhe për shkak edhe të familjes së tij.

Gjatë kohës që ishte në LSI, Koka u emërua ministër Mjedisi duke përfituar nga koalicioni qeverisës PS-LSI, ndërsa një vit më parë doli kundër Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës, duke mos pranuar të djegë mandatin e deputetit.

Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, u shpreh ai asokohe duke vazhduar të jetë deputet i LSI-së, por disa muaj më parë Koka tha se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme.

LEXO EDHE:  A Rama-Basha agreement? Another evidence that shows the cooperation between two big parties

Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në Këshillin Bashkiak.

Lidhjet e mia familjare, shoqërore e sentimentale kanë qenë me këtë forcë politike. Nuk e kam kuptuar asnjëherë Sali Berishën që më etiketonte, vetëm të sulmonte dhe të fyente”, deklaroi ai në qershor, duke theksuar se do të jetë votues i PS-së.

Mirëpo ditën e sotme, Rama foli me superlativa për Lefter Kokën nga Durrësi dhe nuk i kurseu ironitë për Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën.

Me Lefterin kemi punuar bashkarisht për këto projekte kur ishim në aleancë. Opozita po degradon thellë e më thellë. Monika dhe Iliri e kanë kthyer Durrësin në një stacion hakmarrjeje imagjinare.

Ata që votojnë për PD-në do të kenë Monikën dhe Ilirin peshqesh. Atyre u duhet shpjeguar pse duhet ta refuzojnë këtë ofertë katastrofike për vetë PD-në”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Beteja shtyhet pas pushimeve/ Rrjeti ironizon Bashën

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera deklaroi se “beteja sapo ka filluar”.

Por, në vend të betejës, për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, sikurse shprehej Basha, zhvilloi një process farsë për kreun e PD në 13 qershor, ku dhe arriti të mbajë karrigen e kryetarit.

LEXO EDHE:  “Përplasje brenda grupit të PS”/ Hysi kundër ministres Gjonaj?

LEXO EDHE:  Pasionante dhe e pavarur/ Arsyet pse duhet të bini në dashuri me një grua Luan në horoskop

Ndërkohë, që prej 14 qershorit, pra një ditë pas zgjedhjeve për kreun e PD, Basha nuk ka pasur më asnjë dalje mediatike dhe asnjë postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë nuk ka munguar as ironia në rrjetet sociale. Faqet e humorit ironizojnë Bashën, I cili në vend të “luftës” mesa duket paska nisur pushimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE