LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO- Usta vazhdon të surprizojë Gentën/ Çfarë i dhuroi këtë herë biznesmeni këngëtares

6 Nëntor 2020, 10:26, Lifestyle CNA
FOTO- Usta vazhdon të surprizojë Gentën/ Çfarë i

Këngëtarja Genta Ismajli dhe i fejuari i saj, Usta tashmë janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara dhe të pëlqyera në mediat rozë.

Prej më shumë se një viti ata konfirmuan dashurinë e tyre në publik dhe në rrjetet ociale qarkullojnë surprizat e shumta që Usta i bën Gentës.

Së fundi Usta i ka dhuruar një trëndafil prej letre, i cili është dhe simbol i dashurisë dhe njohjes së tyre.

Genta ka treguar më herët se ata janë ndeshur fare rastësisht bashkë dhe se më pas i ka ndihmuar ?google translate? dhe nëna e këngëtares për t?u njohur më tepër.

?Ishim për një darkë me miq të përbashkët në një restorant në Kosovë. Aty u pamë dhe komunikuam për herë të parë? Duhet të jemi parë me njëri-tjetrin për 10-15 minuta, më pas ai nisi të bëjë një trëndafil me letër, me pecetë. U çua në këmbë dhe ma dhuroi në mes të një tavoline mbushur plot me miq të njohur dhe të panjohur dhe unë e pranova.?- ka thënë më herët këngëtarja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga