LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Hoxha zbulon atentatin e dështuar në Rinas/ Grupi i vrasësve i përgatitur me armë e maska

6 Nëntor 2020, 18:08, Kronika CNA
Foto-Hoxha zbulon atentatin e dështuar në Rinas/ Grupi i vrasësve

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar një atentat të dështuar që ka ndodhur në 5 tetor të këtij viti.

Hoxha tha se ky atentat i dështuar nuk është publikuar në media, ndërsa tregoi se një grup vrasësish kishin përplasur dy makina në Rinas.

Ai tha në Abc News se pas dështimit të atentatit, ata kishin djegur makinën së bashku me armët dhe maskat që kishin përdorur në këtë ngjarje.

?Në 5 tetor në Rinas bëhet fjalë për një makinë që është gjetur e djegur, brenda ka pasur armë, që dëshmon se është përdorur nga një grup vrasësish. Përpara se të gjendej e djegur ka kaluar në Rinas ka përplasur dy makina të tjera. Nga informacionet bëhej fjalë për një atentat të dështuar. Në makina kishte armë dhe mjete me maska?, deklarioi gazetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga