LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EULEX bastis shtëpinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit/ Kontrolle edhe brenda selisë qendore të PDK

6 Nëntor 2020, 09:11, Kosova & Bota CNA
EULEX bastis shtëpinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit/

Gjatë ditës së sotme pjesëtarët e EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kreu të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja Rexhep Selimi.

Kontrolle janë kryer edhe brenda selisë qendrore të PDK. Dy makina të Misionit të BE për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX janë në hapësirat e selisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës mëngjesin e sotëm.

Një veprim i tillë vjen pasi Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar akt-akuzat, në të cilat thotë se ata do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.

Pas arestimit të tyre dje në Hagë pas konfirmimit të akt-akuzave, kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka zhvilluar një mbledhje me qeverinë në mëngjes ku pasi e ka quajtur një vendim të padrejtë ka theksuar se padrejtësitë karshi një vendi nuk mund të vazhdojnë pa fund. Të gjithë anëtarët e qeverisë kanë pasur në fokus arrestimin nga Specialja të ish-presidentit të vendit, Thaçi, pasi dha dorëheqjen edhe 3 politikanëve të tjerë.  Hashim Thaçi dha dorëheqjen ditën e djeshme pas konfirmimit të aktakuzave. CNA.al/

Lajmet e fundit nga