LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë/ Droga e këtij viti do përdoret në zgjedhjet e 25 prillit

6 Nëntor 2020, 17:16, Kronika CNA
Artan Hoxha bën deklaratën e fortë/ Droga e këtij viti do

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për dhënien e dëshmive dhe thirrjet nga disa prokurori që kanë ardhur në adresë të tij dhe televizionit ku punon, lidhur me denoncimet që ka bërë.

Hoxha tregoi se ka dëshmuar disa herë për seanca që kanë zgjatur për rreth 2-3 orë, ndërsa theksoi se ky reagim duhej të bëhej kohë më parë.

Më tej, ai bëri edhe një deklaratë të fortë në Abc News për kultivimin e kanabisit, teksa tha se droga që është mbjellë sivjet do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.

?Më kanë ardhur vendime dhe urdhra për të sekuestruar foto dhe video ku denoncoj kanabisin, më vonë prokuroritë më kanë kërkuar që të dëshmoj, kam qenë në Berat, Vlorë, por edhe kam dy prokurori të tjera.

Unë denoncoj fenomenin që nga maji. Seanca e pyetjeve ka zgjatur 2-3 orë. Ky reagim duhet të ndodhte kur kanabisi ndodhej në parcelë. Tani vijmë te kultivimi, shembujt e javëve të fundit kanë dëshmuar atë që kemi denoncuar.

Kjo sasi që është mbjellë sivjet në Shqipëri do të përdoret në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pse nuk ka folur opozita nuk e di, ndoshta mendonin se po të denonconin do u kthehej si bumerang? deklaroi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga