Connect with Us

Aktakuza ndaj Thaçit/ Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Përshëndesim faktin që të akuzuarit po bashkëpunojnë

Kosova & Rajoni

Aktakuza ndaj Thaçit/ Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Përshëndesim faktin që të akuzuarit po bashkëpunojnë

Publikuar

-

Aktakuza ndaj Thaçit/ Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Përshëndesim faktin që të akuzuarit po bashkëpunojnë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagoi pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokuroria Speciale.

Në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për Deutsche Ëellen mbi zhvillimet politike të ditës së enjte në Kosovë, vlerësohet pozitivisht gatishmëria që kanë treguar të akuzuarit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë.

“Kemi dijeni mbi dorëheqjen e presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë. Ne e përshëndesim faktin, që të akuzuarit tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e aktakuzës. Zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme dhe pjesë e mbështetjes kosovare për shtetin ligjor”, thekson Ministria e Jashtme gjermane.

LEXO EDHE:  Përplasja me protestuesit/ Policia sqaron: Ndërhymë pasi konstatuam paletat

Më tej në prononcimin e saj theksohet rëndësia e vendosjes së drejtësisë në një shoqëri si faktor i rëndësishëm për paqen shoqërore.

“Nuk ka paqe afatgjatë në një shoqëri pa drejtësi për padrejtësitë e shkuara. Gjermania është e bindur, që luftimi i pandëshkueshmërisë në shumë pjesë të botës përmes gjykatave ndërkombëtare është pjesë e një politike të jashtme të përgjegjshme. Për këtë arsye Gjermania e mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si nga ana financiare, e personelit dhe ajo politike. Kosova është një partner i rëndësishëm, me të cilin ne bashkëpunojmë ngushtë dhe e mbështesim në rrugën e saj europiane.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Autori precedent i 133 veprave penale”/ Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares, dëshmia tronditëse e babait

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajoni

Detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Ndërkohë, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale.



Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

LEXO EDHE:  Kryeministri në gjendje të rëndë?/ Rama i “përvishet” Çim Pekës

LEXO EDHE:  Merkel për çeljen e negociatave: Gjermania jep rekomandim pozitiv për Shqipërinë  

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kravata e punime druri/ Dhuratat që pranuan liderët e shtetit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Libra, piktura, punime artizanale dhe gjëra të tjera gjenden në listën e dhuratave që krerët e shteti kanë pranuar që nga pranimi i pozitave të tyre.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar listat e dhuratave që presidentja, kryeministri dhe kryetari i kuvendit kanë pranuar deri më tani si dhe shpenzimet që këta liderë kanë pasur për reprezentacion.

Pranimi i dhuratave nga zyrtarët publikë rregullohet me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Sipas këtij ligji, zyrtarët mund të pranojnë dhurata të rastit dhe dhurata protokollare. Këto të fundit duhet t’i mbesin institucionit.

Sipas dokumenteve zyrtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga marrja e mandatit në mars deri në fund të korrikut 2021, ka pranuar 23 dhurata.

Në tri raste ai ka pranuar kravata.

Ato iu sollën nga Nabil Alshamsi, ambasador jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe, nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim si dhe nga Ismail Hakki që tani është edhe zyrtar i lartë i protokollit në kabinetin e kryeministrit.

Dy palë mansheta për këmishë, kryeministrit Kurti iu dhuruan nga një komandant i KFOR-it si dhe Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Përveç këtyre, Kurtit iu dhuruan libra, stilolaps, pjata e gota dekoruese si dhe piktura.

Në dokumentet që Zyra e kryeministrit i ka dërguar Radio Evropës së Lirë, nuk ceket vlera monetare e këtyre dhuratave.

Sipas Zyrës së kryeministrit, shpenzimet e reprezentacionit (për dreka dhe darka zyrtare) të kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, prej marrjes së mandatit e deri më datën 19 korrik 2021 janë 6.781 euro.

Më poshtë gjeni listën e plotë të dhuratave të pranuara nga kryeministri:

Lista e dhuratave që ka pranuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Presidentja pranoi dhurata protokolare

Në kërkesën e njëjtë që iu parashtrua Zyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nga kjo zyrë kanë deklaruar se presidentja ka pranuar tetë dhurata.

Këto dhurata përfshijnë: Galata Tower në qelq, anije me vela dhe një portret në pjatë, vazo, piktura, punime në argjend si dhe pullë postare me portretin e presidentes.

Zyra e Presidentes nuk ka treguar vlerën monetare të këtyre dhuratave e as se kush ia ka dhuruar ato.

Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se të gjitha këto dhurata do të mbesin në pronësi të Presidencës.



Në anën tjetër, sipas të dhënave zyrtare, që nga marrja e mandatit e deri më 25 gusht, presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 2.300 euro për reprezentacion.

Zyra e Presidentes ka treguar edhe darkat zyrtare për të cilat janë bërë këto shpenzime.

Shpenzimet e bëra për reprezentacion nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari i Kuvendit pa dhurata e pa reprezentacion

Në kërkesën për qasje në dokumente publike, Kuvendi i Kosovës ka thënë se nuk ka të deklaruar ndonjë dhuratë për kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën.

LEXO EDHE:  Merkel për çeljen e negociatave: Gjermania jep rekomandim pozitiv për Shqipërinë  

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi me Kosovën për turizmin/ Klosi: Duhet të vendosim rregulla më të forta

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nga marrja e mandatit, mars 2021 dhe deri më tani, nuk ka pranuar asnjë dhuratë në vlerë mbi 50 euro që, sipas ligjit, duhet deklaruar”, thuhet në përgjigjen e kuvendit dërguar Radios Evropa e Lirë.

Sipas zyrës për media në kuvend, shpenzimet e reprezentacionit të kryetarit të kuvendit, për periudhën mars-gusht 2021 janë zero euro.

Ndërsa shpenzime të bufesë për delegacione janë 690 euro.

“Edhe pasqyra financiare e reprezentacionit të kabinetit të këshilltarëve të kryetarit është zero euro, meqë kanë hequr dorë nga reprezentacionet e tyre”, thuhet në përgjigjen nga Kuvendi i Kosovës.

Më shumë transparencë e kontroll mbi dhuratat për zyrtarët publikë

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë është institucioni që merret me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë si dhe dhuratat që ata mund të pranojnë.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, tha për Radion Evropa e Lirë se duhet transparencë më e madhe nga zyrtarët publikë lidhur me dhuratat që i pranojnë.

“I kushtojnë shumë pak vëmendje në raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Mendoj që duhet të ketë më shumë hapësirë pranimi i dhuratave që mënyrë që të kuptohet sa dhurata pranohen nga zyrtarët e lartë publikë, vlera e tyre dhe risku i korrupsionit dhe konfliktit të interesit”, tha Demhasaj.

Sipas Demhasajt, deklarimi i vlerës së saktë të secilës dhuratë është shumë e rëndësishme për të vlerësuar rrezikun për korrupsion.

Nuk ka burg për ata që nuk e deklarojnë pasurinë

“Mendoj që duhet të shikohet vlera e tyre. Një kravatë mund të jetë nga pesë euro ndoshta deri në 5.000 euro. Duhet të shihet arsyeja pse është dhënë.., duhet të ketë kontroll më të madh nga Agjencia Kundër Korrupsionit”, tha ai.

Nga Agjencia Kundër Korrupsionit thanë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2020, dy institucione kanë lajmëruar se kanë pranuar dhurata, përkatësisht, Zyra e presidencës – gjashtë dhurata dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – 22 dhurata.

Në anën tjetër, në raportin e fundit të kësaj agjencie, për vitin 2019 thuhet se institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave për vitin 2019 janë: Kuvendi i Kosovës një dhuratë; Zyra e kryeministrit 24 dhurata; Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren tetë dhurata dhe Kuvendi Komunal Rahovec një dhuratë.

Sipas ligjit që rregullon pranimin e dhuratave, “personi zyrtar nuk mund të kërkojë ose të pranojë dhurata ose favore të tjera për vete, as për anëtarët e familjes, që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrave zyrtare dhe të cilat ndikojnë, ose mund të ndikojnë në ushtrimin e detyrave zyrtare, përveç dhuratave protokollare dhe dhuratave të rastit”./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Helmohen 80 qytetarë në Prishtinë/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një tjetër helmim masiv ka ndodhur ditën e sotme, pas atij me ujin në Deçan.

Helmimi masiv ka ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.

Mediat vendase raportojnë së në spital kanë shkuar rreth 80 qytetarë me të vjella, marrje mendsh dhe diarre.



“Ka pasur rast vdekje në një familje dhe kanë porositur ushqim në një restorant. Të gjithë janë helmuar dhe disa janë në gjendje të keqe. Rasti ka ndodhur në fshatin Trudë. Kanë qenë në vizitë Naser Ramadani dhe disa ekipe mjekësore,”-thuhet në media.

LEXO EDHE:  Seriali i arrestimeve për grabitjen e Rinasit/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  Përplasja me protestuesit/ Policia sqaron: Ndërhymë pasi konstatuam paletat

Fillimisht pacientët kryen testin anti-COVID pasi simptomat janë të ngjashme, por asnjë prej tyre nuk doli pozitiv, duke lënë helmimin të vetmen mundësi për ta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE