LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vokshi flet me shifra/ Zbulon mashtrimin e madh të Ramës për shëndetësinë

5 Nëntor 2020, 18:54, Politikë CNA
Vokshi flet me shifra/ Zbulon mashtrimin e madh të Ramës për

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama për situatën shëndetësore në vend.

Vokshi pretendon se premtimi për shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë.

Ajo deklaron se Rama ka shpenzuar 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve për koncesione dhe PPP korruptive dhe abuzive në shëndetësi.

?Shëndetësia falas!! Mashtrimi më i madh i Edi Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje falas për qytetarët!!

Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhënë Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor? Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…

Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të Shëndetësisë Falas?, shkruan demokratja krahas një videoje të publikuar në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga