Connect with Us

Thaçi në Hagë/ Meta zbulon kompromisin e shteteve për të dëmtuar Kosovën: Janë hedhur miliona euro

Politikë

Thaçi në Hagë/ Meta zbulon kompromisin e shteteve për të dëmtuar Kosovën: Janë hedhur miliona euro

Publikuar

-

Thaçi në Hagë/ Meta zbulon kompromisin e shteteve për të dëmtuar Kosovën: Janë hedhur miliona euro

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen për t’u paraqitur pranë Gjykatës Speciale, pas akuzave për krime lufte.

Bashkë me të drejt Hagës janë nisur edhe dy ish-eksponentë të tjerë të UÇK, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Lidhur me këto zhvillime ka folur sonte në “Opinion” dhe presidenti Ilir Meta, i cili e ka quajtur si një përpjekje të Serbisë dhe aleatëve të saj për të dëmtuar shtetin e Kosovës.

“Nuk kam patur një informacion zyrtar, por mendoj se një situatë e tillë ka qenë e pritshme.

Sipas procedurave që dihet në një institucion të tillë, është e vështirë dhe nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Sepse është një akuzë, është një dyshim dhe gjykata është ngritur sepse janë dhënë qindra miliona euro për të shqyrtuar këto dyshime që janë akuza të bëra publike me prapavi të qartë politike, të sponsorizuara nga Serbia dhe aleatët e saj prej gati dy dekadash.

LEXO EDHE:  Meta është i martuar me Berishën, por ka dashnore Ramën

Kjo është bërë për të dëmtuar jo vetëm luftën e Kosovës por një përpjeke kundër shtetit të Kosovës që ka arritur zhvillime të rëndësishme në këto vite.

Është një përpjekje, një revansh i Serbisë për të penguar konsolidimin e shtetit të Kosovës, dhe njohjeve të saj të mëtejshme me akte të tilla.

Kjo në gjykatë është një kosto për atë që Kosova ka arritur, është sponsorizim i fuqishëm i Serbisë dhe aleatëve të saj. Ka qenë dhe një kompromis i Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë”, tha Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  Arrihet marrëveshja për Reformën/ Meta përshendet Ramën, Bashën dhe ambasadorët

LEXO EDHE:  Tritan Shehu në takim me Metën/ Ka kompani që duan të zëvendësojnë testin PCR për interesa financiare

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Iu kërkoj votën sepse…”/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Publikuar

-

Nga

"Iu kërkoj votën sepse..."/ Kush është kandidati i pavarur i qarkut të Beratit

Plarent Aleksi është kandidati i pavarur për qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi, Aleksi u ka kërkuar qytetarëve të  këtij qarku t’i besojnë votën, kundër aleancës së krimit, ashtu siç ai cilëson PD,PS dhe LSI.

Kandidati i pavarur Plarent Aleksi beson se ai është njeriu i duhur për të përfaqësuar vendin e tij me argumentin se ka studiuar në Perëndim dhe ka një jetë të pastër dhe pa rekorde kriminale.

Un jam Plarent Aleksi, Doktor në Shkenca Sociale dhe Filozofi: Kandidat për Deputet në Qarkun BERAT ( Kuçovë + Urë Vajgurore + Berat + Çorovodë) ju flas drejt dhe sinqerisht, ju kërkoj votën sepse vetëm kështu mund të përfundoj betejën që kam filluar kundër aleancës së krimit (PD+PS+LSI).

Un jam kandidati juaj më i mirë në Qarkun e Beratit nëse kërkoni një kandidat të shkolluar në Perëndim, pa CV kriminale, Atdhetar dhe me vullnet të fortë për të luftuar hajdutërinë në politikë. Un jam i sinqertë, mos u besoni më atyre që shkojnë pas politikës së Korruptuar në Shqipëri”, shkruan Plarent Aleksi./CNA.al

LEXO TE PLOTE