LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi i ri/ Evropa pati një rol qendror në përhapjen globale të koronavirusit

5 Nëntor 2020, 08:55, Lifestyle CNA
Studimi i ri/ Evropa pati një rol qendror në përhapjen globale

Grupi i Kërkimeve Arkeogjenetike i Universitetit Hadersfilld në Britaninë e Madhe, ka hartuar shpërndarjen e koronavirusit SARS-CoV-2, përgjegjës për pandeminë aktuale në mbarë botën COVID-19, duke e vendosur Evropën në qendër si burimin kryesor të përhapjes.

Gjetjet e grupit, botuar së fundmi nga revista ?Microorganisms?, konfirmojnë se virusi e ka origjinën nga Kina, dhe se ka shumë të ngjarë që ai të jetë transmetuar tek njerëzit nga lakuriqët e natës. Por është Evropa, dhe jo Kina, ajo që ka qenë burimi kryesor për përhapjen e sëmundjes në të gjithë botën.

Kufizimet e udhëtimeve në Britani dhe Evropë, duket se kanë qenë shumë të pakta, dhe për më tepër ato u vendosën shumë vonë. Ndërkohë përhapja më e madhe e virusit në Amerikë dhe pjesë të tjera të botës ndodhi përmes Evropës, dhe jo direkt nga Kina.

Studimi u përqendrua në 27.000 gjenoma të virusit, të marra si mostra nga e gjithë bota. Studiuesit zakonisht punojnë mbi gjurmimin e emigrimeve të lashta njerëzore duke përdorur ADN mitokondriale, dhe ata u bazuan në faktin se gjenoma e virusit është e ngjashme në aspekte vendimtare.

Analizat intensive të të dhënave, u kryen nga gjenetistja klinike dr.Tereza Rito dhe gjenetisti evolucionar dr.Pedro Soarez nga Universiteti Minho në Portugali. Ata të dy kanë punuar ngushtësisht me Universitetin e Hadersfilld për shumë vite, dhe u ftuan nga kolegët e tyre, profesor Martin Riçards dhe dr.Maria Pala nga Grupi i Kërkimeve Arkeogjenetike të Universitetit, për të ndihmuar të kuptonin të dhënat dhe t?i botonin shpejt përfundimet e tyre

Në mbarë botën, ka një përpjekje të madhe të vazhdueshme për të kuptuar mënyrën e përhapjes së koronavirusit, dhe studiuesit po përpiqen ta vënë punën e tyre në dispozicion të publikut sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa bota vazhdon të përballet me një patogjen që po përhapet me shpejtësi, një njohje më e mirë e virusit mund të përmirësojë më mirë politikat e hartuara për të kontrolluar përhapjen. Dr. Pala tha:?Me mijëra jetë që vazhdojnë të jenë ende në rrezik, kërkimi shkencor është më i rëndësishëm se kurrë më parë?. / MedicalExpress ? Bota.al

Lajmet e fundit nga