LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rexhep Selimi sot niset për në Hagë/ Dritan Demiraj ka “dy fjalë”: Simboli i burrërisë, trimërisë dhe i frymëzimit

5 Nëntor 2020, 08:07, Aktualitet CNA
Rexhep Selimi sot niset për në Hagë/ Dritan Demiraj ka “dy

Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj ka reaguar pasi Gjykata Speciale ia ka konfirmuar aktakuzën ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Demiraj e quan tronditës këtë lajm ndërsa shprehet se Selimi është simboli i burrërisë, trimërisë dhe i frymëzimit për të qënë një shqiptar si nga ata të qëmotit.

Ai shprehet se është shumë i sigurtë se e gjithe kjo situatë e turpshme, e paligjshme do kalojë shpejt dhe ditë të mbara do të

?I dashur vëllau im, Gjeneral Rexhep Selimi,
Shumë tronditës lajmi nga Gjykata Speciale ?Antishqiptare?, e cila ka ngritur një akt akuzë ndaj Jush dhe që nga sot do të duhet të paraqiteni ne Hage me balten qe po pergatiten te te hedhin me qëllim të ndotin emrin tënd dhe të UÇK-së tonë të lavdishme.
Ashtu si gjatë kohës së luftës për çlirimin e Kosovës nga kriminelët dhe çetnikët serbë, edhe në liri t’i je simboli i burrërisë, trimërisë dhe i frymëzimit për të qënë një shqiptar si nga ata të qëmotit.
Sigurisht që t’i nuk ke nevojë për të të dhënë kurajo, pasi atë e ke më shumë se asnjë shqiptar tjetër, por mbaje lart mjekrën vëlla, sepse ti je shkëmbi ku dallget e të ligut përplasen e thyhen me turp.
Jam shumë i sigurtë se e gjithe kjo situatë e turpshme, e paligjshme per te gjithe drejtuesit e lavdishem te luftes çlirimtare të Kosovës do kalojë shpejt dhe ditë të mbara do të vijnë, ku së bashku do të mblidhemi, pasi kemi shumë për t’i dhënë Kombit Shqiptar.
Vëllazërisht dhe familjarisht i Yti, Kolonel Dritan Demiraj. Michigan?, shkruan Demiraj në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga