LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama i vendosur për të manipuluar zgjedhjet”/ Mediu: Po shkatërrohet çdo institucion shtetëror

5 Nëntor 2020, 08:41, Aktualitet CNA
“Rama i vendosur për të manipuluar zgjedhjet”/ Mediu: Po

Partia Republikane ka zhvilluar ditën e sotme një takim me koordinatirët në zonën e Baldushkut në kryeqytet.

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu u shpreh se regjimi i korruptuar i kryeministrit Edi Rama ka shkatëruar çdo institucion shtetëror në vend, duke shtuar se ato nuk u shërbejnë qytetarëve por interesave koruptive.

Sipas Mediut, Rama është i vendosur që të manipulojë zgjedhjet, duke theksuar se opozita duhet të bashkojë shqiptarët kundër këtij krimit që po shkatërron vendin.

?Ka shkatërruar biznesin duke rritur papunësinë dhe varfërinë. Rama dhe klani i tij janë kundër shqiptarëve ata përbuzin dhe i shohin njerëzit si numra votash duke i shkelut cdo mindësi dhe të drejtë, duke i detyruar të largohen nga Shqipëria: Rama është vendosur kundër shqiptarëve, kundër Europës.

Rama është i vendosur në manipulimin e zgjedhjeve, prandaj opozita duhet të bashkojë shqiptarët kundër këtij krimi që po shkatërron vendin dhe po e ktjen atë në kohët e errëta të mohimit të lirisë dhe Europës? tha Mediu. CNA.al/

 

Lajmet e fundit nga