Connect with Us

Nga llogaritë e shumta tek pasuria në bregdet/ Gjyqtarja, që Llalla e donte në pranga

Vetingu

Nga llogaritë e shumta tek pasuria në bregdet/ Gjyqtarja, që Llalla e donte në pranga

Publikuar

-

SPAK kërkoi 2 vite burg, si i transformoi pronat Adriatik Llalla

Në vitin 2013, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë, Teuta Hoxha është kallëzuar penalisht në prokurori nga avokati Agron Bajri.

Hoxha dyshohej se ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të një çështjeje pronash. Dyshimet ishin se gjyqtarja Hoxha, kishte marrë një vendim gjyqësor, bazuar në dokumente false edhe pse e dinte për këto të fundit.

Në atë kohë Prokuroria e Përgjithshme që drejtohej nga Adriatik Llalla, i kërkoi KLD, shkarkimin e gjyqtares në mënyrë që ta kishin rrugën të lirë për ta hetuar.

E njëjta gjyqtare pritet se është kallëzuar së fundmi në SPAK, por për të njëjtën çështje, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht. Për gjyqtaren Hoxha, hetimet e Vettingut kanë nisur që në vitin 2019. Kjo është gjyqtarja e famshme e gjyqit të aksioneve të Top Channel. Njeriu që dha vendimin për disa sekonda në mënyrë skandaloze. Teuta Hoxha është nga të parat që vetting duhet ta skanojë për të gjetur bëmat dhe gjëmat e saj.

Përveçse aspekti profesional nën hetim është edhe pasuria e saj, që rezulton e mbushur me llogari bankare.  Gjyqtarja e cila karrierën e ka të përqëndruar në Tiranës. Kur duan të manipulojnë apo të fshehin diçka prokurorët dhe gjyqtarët e kanë kthyer në metodë hapjen e disa llogarive bankare në lekë dhe euro, duke marrë para ngë njëra dhe duke i dërguar tek tjetra llogari, ndërkohë i justifikojmë si pakësim.
Të njëjtën metodë duket se ka ndjekur edhe gjyqtarja Hoxha, por ajo pakësimet i justifikon me shpenzimet për shkollimin e djalit në Austri.

Ndërkohë që gjyqtarja deklaron një apartament në bregdet, në Golem me sipërfaqe 60 m2 dhe me vlerë 2 100 000 lekë, ajo nuk tregon se ku banon në Tiranë.

Disa vite, nga 2004 -2006 deklaron se paguar qira dhe më pas nuk deklaron asnjë patunshmëri. Ndërkohë që në vitin 2008, blen një zyrë me sipërfaqe 74.5 m2, me vlerë 8 940 000 lekë.

Me pagën e saj dhe të ardhurat e bashkëshortit avokat dhe pastaj me studio ligjore dhe të tjera, gjyqtarja justifikon të gjithë pasurinë që deklaron, kursimet, llogaritë e shumta bankare, huatë, shkollimin e djalit si dhe shpenzimet e përditshme.

Në vitin 2013 ajo thotë se ka marrë dhuratë nga djali i xhaxhait të bashkëshortit,300 000 lekë. Dhuratë ose jo nga kushëriri bujar i bashkëshortit, duhet ta vërtetojë Vettingu.

Por për detaje po sjellim më poshtë pasurinë deklaruar nga gjyqtarja Teuta Hoxha.
Viti 2003
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 0.61 milion lekë.

Viti 2004
Automjet Benz Mercedz 150, 10 000 euro.
Depozitë me afat 6 mujor, 5 000 dollarë.
Gjendje kesh, 600 000 lekë.
Shpenzime për qira 240 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 762 071 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 2000 euro.

Viti 2005
Kursime 800 000 lekë.
Huadhënie 5 000 dollarë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 765 552 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 2 000 000 lekë.
Shpenzime për qira 200 000 lekë. Pa shlyer 40 000 lekë.
Shpenzime për studimet e fëmijës 250 000 lekë. Detyrim 55 000 lekë.

Viti 2006
Kursime 8 000 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 972 560 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 2 100 000 lekë.
Shpenzime për qira 200 000 lekë.
Shpenzime për studimet e fëmijës 300 000 lekë. Detyrim 55 000 lekë.

Viti 2007
Ap me sip 60 m2, në Golem, Durrës 2 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare, 817 285 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 29 000 euro.
Shpërblim si gjyqtare, 30 000 lekë.

Viti 2008
Zyrë me sip 74.5 m2, me vlerë 8 940 000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare dhe sigurimet shoqërore 426 720 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga një kompani sigurimesh, 1 500 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 2 000 000 lekë.
Shpërblim si gjyqtare, 40 000 lekë.
Shpërblim nga shkolla e magjistraturës 70 000 lekë.
Hua për blerje zyre 25 000 euro.
Hua, nuk kuptohet se për çfarë, 10 000 euro.
Hua për blerjë zyre 10 000 euro.

Viti 2009
Kursime 45 305 lekë.
Kursime të bashkëshortit, 1 549 dollarë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 598 900 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga një kompani sigurimesh, 600 000 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 3 105 000 lekë.
Hua 25 000 euro.
Shlyer dy hua me nga 10 000 euro.
Pagesë për shkollimin e djalit, 400 000 lekë.

Viti 2010
Shtesë në kursime, 120 345 00 lekë.
Kursime nga bashkëshorti, 931 227 34 lekë.
Kursime nga bashkëshorti, 1 567 67 euro.
Pakësim në shumën 78 861 61 lekë.
Pakësim në llogarinë e bashkëshortit me 606 dollarë.
Shtuar kursimet e bashkëshortit, 1 038 16 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 927 489 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 3 942 000 lekë.
Hua 25 000 euro. Shlyer 2 500 000 lekë.
Pagesë për shkollimin e djalit, 400 000 lekë.

LEXO EDHE:  11 kërkesat e SPAK për konfiskim pasurie/ Mes tyre blindi i Lul Berishës dhe resorti i Hajrajve

Viti 2011
Shtesë në llogarinë e pagës të subjektit deklarues, 21 752 lekë.
Shtesë në kursimet e bashkëshortit 154 858 lekë.
Shtesë në llogarinë e pagës të bashkëshortit 427 980 lekë.
Pakësim në llogarinë e bashkëshortit me 78 euro.
Shtesë në kursimet e bashkëshortit, 6 504 45 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 919 828 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat, 2 901 406 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si konsulent në një kompani sigurimesh, 448 800 lekë.
Është shlyer huaja 25 000 euro.
Pagesë për shkollimin e djalit, 3 500 euro.

Viti 2012
Shtesë në llogarinë e pagës të subjektit deklarues, 82 655 8 lekë.
Shtesë në llogarinë e bashkëshortit 1 000 000 lekë.
Pakësim i llogarisë me 1 022 218 lekë.
Shtesë në llogarinë e bashkëshortit 617 200 lekë.
Shtesë në llogarinë e subjektit deklarues, 3 591 euro.
Shtesë në llogarinë e bashkëshortit 8.5 euro, 152 475 lekë dhe 3997 dollarë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 913 992 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 448 800 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 3 246 667 lekë.
Shpërblim për bashkëshortin 150 000 lekë.
Shpërblim, 4 000 dollarë.

Viti 2013
Blerë automjet 850 000 lekë.
Shtëse në llogarinë bankare, 1010 dollarë.
Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortit, 712 dollarë.
Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortit, 348 405 lekë.
Pakësim I llogarisë së bashkëshortit me 235 220 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortit, 241 954 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortit, 280 957 lekë.
Shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortit, 1 685 euro.
Tepricë nga llogaria e pagës së subjektit deklarues 36 793 32 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 1 008 961 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 314 100 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 3 310 026 lekë.

Viti 2014
Tepricë nga llogaria e pagës së subjektit deklarues 13 478 32 lekë.
Shtesa në llogari, 10 545 lekë, 6 02 euro, 8 88 dollarë, 164 98 lekë, 62 850 lekë, 3 953 euro dhe 1 138 452 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 1 201 100 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 222 230 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 2 605 060 lekë.
Dhuratë nga djali I xhaxhait të bashkëshortit, 300 000 lekë.
Viti 2015
Tepricë nga llogaria e pagës së subjektit deklarues 14 719 lekë.
Shtesa në llogari, 11 477 lekë dhe 195 802 lekë.
Shtesë kesh, 400 000.
Shtesë në llogarinë e subjektit deklarues, 27 500 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 1 203 392 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortit 218 970 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga studio ligjore,2 413 949 lekë.
Të ardhura nga botime shkencore të Magjistraturës 27 500 lekë.

Viti 2016
Tepricë nga llogaria e pagës së subjektit deklarues 80 895 36 lekë.
Shtesa në llogari, 112 027 lekë, 10 103 48 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 1 247 975 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga studio ligjore, 438 000 lekë dhe 2 571 546 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga mësimdhënia në shkollën e avokatisë, 102 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortit nga marrëveshja me :Save the children”, 3 400 dollarë.
Shtesë në llogarinë e bashkëshortit, 1 402 731 lekë.

Viti 2017
Tepricë nga llogaria e pagës së subjektit deklarues 103 081 69 lekë.
Shtesa në llogari, 10 867 lekë.
Hapur llogari në vlerat 1 147 euro dhe 7 000 euro.
Shitur automjeti 600 000 lekë.
Garanci për djalin për studimet në Austri, 6 800 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 1 235 967 lekë.
Të ardhura nga fitimi I aktivitetit të bashkëshortit, 7 358 661 lekë.
Overdraft 5 000 euro.
Gjendje e llogarive të bashkëshortit 17 707 euro dhe 961 867 30 lekë.
Llogaritë e shoqërisë Deal Koka, në emër të bashkëshortit, 1 665 901 lekë dhe 1 094 435 lekë.

Viti 2018
Gjendje e llogarisë së pagës e subjektit deklarues, 95 764 85 lekë.
Llogari në emër të bashkëshortit me vlerë 8 794 lekë dhe 5 046 euro.
Llogari e re në vlerën 3 200 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare 1 232 940 lekë.
Të ardhura nga shkolla e magjistraturës 46 750 lekë.
Honorar nga fakulteti i drejtësisë, 17 000 lekë.
Të ardhura nga fitimi i aktivitetit të bashkëshortit, 6 764 169 lekë.
Overdraft 5 000 euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

KPA “rrëzon” KPK/ Rikthen për rivlerësim prokuroren e Korçës

Publikuar

-

Nga

Prokurorja Irma Balli në KPK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer për rivlerësim në shkallen e pare te Vettingut, prokuroren e Apelit në Korçë, Irma Balli.

Në shkallën e dytë, prokurorja arriti të bindte trupën gjykuese se burimet e pasurisë së saj ishin të ligjshme e për këtë shkak duke kaluar me sukses këtë shtyllë të rivlerësimit, KPA vendosi ta rikthejë dosjen e saj për hetim të mëtejshëm në KPK.

KPA kërkon që prokurorja të rivlerësohet nga KPK, për dy shkallët e Vettingut, integritetin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Kujtojmë këtu se në shtator të vitit 2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Irma Balli, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë.

LEXO EDHE:  Foto-I bëri atentat familjes së shefit të policisë bashkiake/ Kush është autori 19-vjeçar

LEXO EDHE:  Nga patundshmëritë tek dështimi / Ish anëtari i KLD “nxiu” gjyqtaren e dosjes së Gjinarit

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë u përball me probleme të shumta të pasurisë gjatë seancës dëgjimore në KPK. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka vlerësuar se Balli ka kryer deklarim të rremë dhe të pasaktë si dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj.

Ndërsa Irma Balli deklaroi se ishte paragjykuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe e cilësoi vendimin për shkarkimin e saj të paqartë dhe jo profesional.

Ajo pretendoi se e kalon testin e besueshmërisë për pasurinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari jepte para me fajde/ Vettingu i “pret kokën”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtari i Beratit Durim Hasa, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

I njëjti, rezulton të ketë ndryshuar emrin. Referuar formularit të vetë-dekriminalizimit, ai shkruan, se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa dhe se në vitin 1981 e ka ndryshuar në Durim, pra në emrin që ka njihet sot.

Kujtojmë se Durim Hasa është gjyqtari që “rehabilitoi” kryebashkiakun e Poliçanit Adriatik Zotkaj, i cili fillimisht ka garuar për PBDNJ dhe më vonë për Partinë Socialiste.

LEXO EDHE:  Nga patundshmëritë tek dështimi / Ish anëtari i KLD “nxiu” gjyqtaren e dosjes së Gjinarit

LEXO EDHE:  11 kërkesat e SPAK për konfiskim pasurie/ Mes tyre blindi i Lul Berishës dhe resorti i Hajrajve

Në deklarimin e pasurisë së tij, rezulton se me dy paga, gjyqtari ka shtuar patundshmëritë dhe paguan kreditë para afatit. Një tjetër detaj është se në vitin 2005 ai deklaron se ka dhënë hua me interes, apo fajde siç njihet në gjuhën e përditshme. Por nuk deklaron se sa është shifra, për sa vite dhe sa është interesi në një vit./CNA.al

I hoqi dënimet kryebashkiakut socialist/ Gjyqtari jep para me fajde

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dy apartamente dhe lidhja me biznesin e kunatit/ Si e justifikoi gjyqtarja  e Apelit, pasurinë

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendosi më 26 prill të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Enkelejda Metaliaj, pasi u bind nga shpjegimet e saj së kishte pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive, për të cilat iu kalua barra e provës.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 25 mars, Komisioni evidentoi se nga hetimi administrativ paraprak u konstatua mungesë dokumentacioni për të provuar ligjshmërinë e një huaje 35 mijë euro të dhënë nga vëllai i bashkëshortit për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Në vendimin e arsyetuar të KPK-së, konkludohet se gjyqtarja Metaliaj, me shpjegimet, provat dhe interpretimin ligjor, arriti të provojë burimin e ligjshëm të pasurive që zotëron. Për mospërputhjet dhe pasaktësitë në deklarimin e pasurive, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian, çmon se nuk janë të mjaftueshme që të sjellin shkarkimin e subjektit, pasi nuk është konstatuar që të kenë ndikuar në cënimin e burimit të krijimit të pasurive.

Subjekti ka deklaruar blerjen e dy apartamenteve në shtator të vitit 2011 në Tiranë, një me sipërfaqe 96 m2 për çmimin 30 mijë e 720 dollarë dhe tjetrin me sipërfaqe 76 m2 në shumën 24 mijë e 320 dollarë. Subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se këto apartamente ndodhen në të njëjtin kat të të njëjtit pallat dhe se janë të bashkuara.

Komisioni nuk i ka kaluar barrë prove gjyqtares Metaliaj për burimin e krijimit të apartamentit me sipërfaqe 96 m2, pasi konkludon se është është provuar që kjo pasuri të jetë krijuar para lidhjes së martesës nga bashkëshorti i subjektit, i cili edhe ai është subjekt i ligjit të rivlerësimit dhe për të do të kryhet tjetër proces vetingu, nga një tjetër trupë gjykuese.

Komisioni është ndalur gjatë në analizën e burimit të krijimit të apartamentit tjetër bashkëngjitur, me siupërfaqe 76 m2. Si burim financiar për blerjen e kësaj pasurie, Metaliaj ka deklaruar një hua të marrë nga bashkëshorti prej vëllait të tij, në shumën 35 mijë euro.

Komisioni e ka konsideruar vëllanë e bashkëshortit, shtetasin S.M., si person tjetër të lidhur dhe ka analizuar mundësinë e tij financiare për dhënien e huasë në shkurt të vitit 2010.

Nga hetimi ka rezultuar se S.M. është regjistruar si biznes i vogël në janar të 2008-ës në Laç, me aktivitet “punime druri, dyer, dritare, art, dekor”.

Komisioni konstaton se deklarimet e kunatit të subjektit për fitimin neto të përfituar nga ushtrimi i aktivitetit tregtar për vitet 2008 – 2009 nuk mbështetet në dokumentacion justifikues ligjor dhe nuk dokumentohet pagesa e detyrimeve tatimore për qarkullimin e kryer prej tij për fashën mbi 2 milionë lekë.

Gjyqtarja Metaliaj ka pretenduar se kunati, veç të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i tij, ka lidhur një kontratë shërbimi në shtator të 2008-ës dhe se vlera e punimeve prej tij ishte në shumën 60 mijë euro.

Ajo ka dorëzuar si provë kontratën e shërbimit dhe dy manadat pagesa, një në shumën 10 mijë euro dhe tjetrën 5 mijë euro dhe ka pretenduar se kunati ka përfituar shumën 59 mijë e 650 euro para dhënies së huasë. Metaliaj ka theksuar se në kontratën e shërbimit ka qenë e përcaktuar se detyrimet tatimore do ti shlyente porositësi.

Në vendim thuhet se Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë nuk ka dhënë informacion nëse kjo shoqëri ka kryer pagesa të tatimit të mbajtur në burim për të ardhura të realizuara nga individë të cilët i kanë ofruar shërbime në atë periudhë.

LEXO EDHE:  Kim tregon se si ka arritur të krijojë një pasuri prej 200 milionë dollarësh
LEXO EDHE:  Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën/ 27 fluturimet e konfirmuara për nesër

Në këto kushte, Komisioni i ka kaluar barrën e provës Metaliajt që të dorëzojë prova të reja dhe shpjegime për të ligjshmërinë e burimeve financiare të kunatit që kanë shërbyer për dhënien e huas në shumën 35 mijë euro në shkurt të vitit 2010.

Pas depozitimit të provave të reja, trupi gjykues vëren se, subjekti i rivlerësimit ka pretenduar qarkullimin e realizuar nga kunati bazuar në dokumentacion provues, prej nga ka rezultuar qarkullim në shumën 4 milionë e 879 mijë lekë për vitin 2008 dhe 1 milion lekë për 2009-ën.

Bazuar në legjislacionin tatimor, KPK vlerëson se S.M., për vitin 2008 kur ka realizuar qarkullim mbi 2 milionë lekë, ka pasur detyrimin për të dorëzuar në drejtorinë rajonale tatimore përkatëse deklaratën e të ardhurave për biznesin e vogël.

Komisioni vëren se subjekti ka pranuar se për vitin 2008, kunati nuk ka depozituar deklaratën TABV, me pretendimin e mungesës së njohurive për shkak të ndryshimit të legjislacionit. Ndërsa, për vitin 2009 ka pretenduar se qarkullimi ka qenë më i vogël se 2 milionë lekë.

Bazuar në këto gjetje, trupi gjykues e ka konsideruar qarkullimin në 2008-ën në shumën 2 milionë lekë dhe bazuar në faturat e 2009-ës, 1 milion lekë. Nga totali i vlerës 3 milionë lekë, për periudhën 2008-2009 është njohur si fitim neto shuma 1.7 milion lekë.

Lidhur me të ardhurat e pretenduara të përfituara prej kunatit nga kontrata e shërbimit, trupi gjykues sjell në vëmendje se, pavarësisht faktit se pagesa e taksave ka qenë detyrim i shoqërisë porositëse, Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë nuk dha informacion lidhur me pagesa të mundshme detyrimesh tatimore të kryera nga kjo shoqëri mbi të ardhura të realizuara nga individë të cilët i kanë ofruar shërbime, qoftë edhe negativ.

Në përfundim, KPK konkludon se të ardhurat e përfituara nga kjo kontratë shërbimi e subjektit duhet të konsiderohen të ligjshme.

Lidhur me përfitimin faktik të këtyre të ardhurave, Komisioni bazohet në disa kreditime në llogaritë bankare të kunatit të subjektit në vitin 2007 kur ai nuk e kishte regjistruar ende aktivitetin e tij; kreditime në vitin 2008 kur rezulton se është regjistruar; si dhe nga faturat tatimore të lëshura prej tij për shërbimet e kryera për llogari të shoqërisë porositëse.

“[…]mund të ketë përfituar të ardhura të tjera nga shërbime të kryera në favor të shoqërisë “V*** B***”, krahas atyre të evidentuara në faturat e thjeshta tatimore”, shprehet Komisioni.

Gjithashtu, nga hetimi i kryer nuk janë evidentuar investime të kryera nga z. S.M. përgjatë periudhës 2008-2010, kur preendohet se janë krijuar të ardhurat që kanë shërbyer për dhënien e huas. “Vlen të theksohet se, rezultoi e provuar se z. S.M. ka qenë me status ‘beqar’ në kohën e dhënies së huas”, citohet në vendim.

Komisioni i quan provat dhe shpjegimet e subjektit të harmonizuara dhe vlerëson se vëllai i bashkëshortit të subjektit ka pasur të ardhura të mjaftueshme nga burime financiare të ligjshme për dhënien e huasë.

Trupi gjykues konkludon se gjyqtarja Enkelejda Metaliaj ka pasur burime financiare të ligjshme edhe për krijimin e pasurive të tjera, si dhe ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale./BIRN

LEXO TE PLOTE