Connect with Us

Greqia drejt karantinës/ Kryeministri Mitsotakis njofton masa të reja shtrënguese

Bota

Greqia drejt karantinës/ Kryeministri Mitsotakis njofton masa të reja shtrënguese

Publikuar

-

Greqia drejt karantinës/ Kryeministri Mitsotakis njofton masa të reja shtrënguese

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pritet që të njoftojë masat e reja shtrënguese në Greqi  në orën 12.00 të ditës së sotme.

Bashkë me Mitsotakis, pritet të jetë edhe profesori i sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras, i cili së bashku me kreun e qeverisë, do të shpjegojnë masat dhe situatën aktuale epidemiologjike në vend.

Pritet që sot të njoftohet futja në karantinë kombëtare të vendit.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Pirroja i Greqisë dhe koktejli maltez 30 milionë euro i Portit

Raportohet se “Modeli i Selanikut” është zgjedhur si shembulli ideal për të gjithë vendin, ndërsa zbatimi i orës policore pritet të nisë të shtunën dhe të zgjasë për një muaj. CNA.al/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Greqia lehtëson masat nga Covid-19/ Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambiente të hapura

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Greqia lehtëson masat: Mbajtja e maskave jo e detyruar në ambjente të hapura

Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të hiqet kufizimi për të mbajtur maskën mbrojtëse në ambientet e jashtme.

Nikos Hardalias është shprehur se ky vendim ka ardhur pasi rastet ditore dhe humbjet e jetëve janë në rënie.

“Pas sugjerimeve të Komitetit të Sëmundjeve Infektive ne do të lehtësojmë disa nga masat. Më konkretisht: Mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, por jo në ato të hapura.

LEXO EDHE:  Situata nga pandemia/ Prezantohen masat e reja anti Covid

LEXO EDHE:  “Kam ende temperaturë”/ Kryeministri britanik tregon nga karantina gjendjen e tij

Ndërsa duke nisur nga 28 qershori, të hënën, do të hiqet ora policore, mund të lejohen grumbullimet deri në 10 persona, si dhe plazhet do të jenë të organizuara në 120 persona për 1000 metër katror”, tha Hardalias./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Detaje nga vrasja e 20 vjeçares/ Rrënqeth mjeku: U mbyt në gjumë, bashkëshorti i mori jetën për 5 minuta

Publikuar

-

Nga

Mjeku ligjor Grigoris Leon në një intervistë për mediat greke ka dhënë detaje nga ekzaminimi, autopsia që iu bë 20-vjeçares britanike që u mbyt në muajin maj, ndërsa autori, që ishte burri i saj u zbulua 37 ditë më pas duke tronditur vendin fqinj.

Mjeku është shprehur se Caroline ishte në gjumë përpara se të sulmohej nga Babis dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje që të përgjigjej 100%.

Caroline ishte në gjumë para se të sulmohej dhe prandaj u befasua dhe nuk ishte në gjendje të përgjigjej në mënyrë efektive”, tha ekzaminuesi mjekësor.

LEXO EDHE:  “Kam ende temperaturë”/ Kryeministri britanik tregon nga karantina gjendjen e tij

LEXO EDHE:  Merkel i kryen detyrat qeveritare nga karantina

Ai iu referua rrethanave të vdekjes së Caroline në Glyka Nera dhe përfundimeve të nxjerra nga raporti.

Vdekja e vajzës së re ishte e ngadaltë dhe torturuese. Burri e mbyti atë për 5-6 minuta. Siç na tregon ora biometrike që vajza kishte, Caroline ishte në gjumë para se të sulmohej dhe për këtë arsye ishte e befasuar dhe nuk mund të reagonte në mënyrë efektive” theksoi mjeku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel e quan “të gabuar” ligjin hungarez për LGBTQ

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ligji hungarez që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual) për fëmijët është i “gabuar”.

“Në bazë të asaj se si unë e kuptoj politikën, ky ligj është i gabueshëm”, tha Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të parlamentit në lidhje me këtë çështje.

Sipas Merkelit, ligji “ndikon në lirinë e arsimit dhe në aspektin politik ajo e kundërshton atë”.

Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ligji zbatohet edhe për reklamat.

LEXO EDHE:  “Kam ende temperaturë”/ Kryeministri britanik tregon nga karantina gjendjen e tij

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Pirroja i Greqisë dhe koktejli maltez 30 milionë euro i Portit

Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar ligjin duke e quajtur atë një “turp” që është në kundërshtim me vlerat e BE-së. Udhëheqësja evropiane tha se ligji “qartë diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual”.

“Unë do të përdor kompetencat e komisionit për të siguruar që të garantohen të drejtat e të gjithë qytetarëve të BE-së”, ka thënë von der Leyen. Pesëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kanë shprehur “shqetësimin e tyre” për ligjin anti-LGBTQ të Hungarisë.

Budapesti thotë se përmes këtij ligji po i mbron fëmijët. REL

LEXO TE PLOTE