LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diskutimet për buxhetin e vitit 2021/ Denaj: Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje ekonomike 5.5%

5 Nëntor 2020, 09:41, Aktualitet CNA
Diskutimet për buxhetin e vitit 2021/ Denaj: Për vitin e ardhshëm

Seanca plenare ka nisur me diksutimin në parim të projektligjir ?Për buxhetin e vitit 2021?. Ministrja e Financaver Anila Denaj gjatë fjalës së saj u shpreh se vitin që vjen pritet që ekonomia të pësojë një rritje prej 5.5%.

Nga foltorja e Kuvendit, Denaj u shpreh se kryefjalë e këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, duke marrë shkas dhe nga kriza që ka shkaktuar pandemia globale e koronavirusit, por dhe nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Duke theksuar faktin se parashikohet një rritje e qëndrueshme ekonomike në vend, Denaj tha se për shkak të pandemisë u rrit dhe papunësia.

?Kryefjala e projektligjit për buxhetin është rimëkëmbja ekonomike. Do të synohet rimëkëmbja, pasi situata u vështirësua për shkak të tërmetit dhe pandemisë së COVID-19. Në 2021 parashikojmë rritje ekonomike 5.5%, një rritje kjo e qëndrueshme.?, tha Denaj. CNA.al/

Lajmet e fundit nga