LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Boom rastesh me Covid/ Shtatë viktima dhe mbi 420 të infektuar

5 Nëntor 2020, 15:05, Lifestyle CNA
Boom rastesh me Covid/ Shtatë viktima dhe mbi 420 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1744 testime dhe kanë rezultuar positive 421 raste.

Ndërkohë 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa një numër i madh pacientësh po marrin trajtim në spitalet COVID.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,

15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,

11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,

8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,

6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,

4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,

2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit,  të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 ? Statistika (5 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore      421

Të shëruar ne 24 orë    118

Të shtruar në spitale     346

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore  1744

Testime totale  133,291

Raste pozitive   22,721

Raste të shëruara 11,696

Raste Aktive 10,482

Humbje jete  543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   5299

Durrës 913

Fier     806

Korçë   664

Shkodër   594

Lezhë  456

Elbasan 482

Vlorë 441

Berat   318

Kukës    235

Gjirokastër  172

Dibër   102

 

Lajmet e fundit nga