LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Askush nuk mund të konsiderohet fajtor”/ Hoti reagon pas dorëheqjes së Thaçit

5 Nëntor 2020, 11:24, Kosova & Bota CNA
“Askush nuk mund të konsiderohet fajtor”/ Hoti reagon pas

Ditën e sotme president i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen për t?u përballur me drejtësinë ndërkombëtare.

Në lidhje me këtë vendimarrje të Thaçit ka reaguar dhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili shprehet se qeveria e Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së.

Hoti gjithashtu thekson se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa një vendim përfundimtar të drejtësisë, duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi.

Njoftimi i plotë: Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

 Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson thellë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit, që mbetet një nga periudhat më të ndritshme të historisë.

Askush nuk mund të gjykojë luftën tonë për liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për çlirimin e vendit tonë, për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, e jo në tokë të huaj, dhe si e tillë gëzoi mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, që kulmoi me fushatën e bombardimeve të NATO-s.

Qeveria e Republikës së Kosovës, konsideron se askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë.

Bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. CNA.al/

 

Lajmet e fundit nga