Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Aurela Basha, ku duket Lulzim Basha teksa drejtonte makinën krijoi debate për faktin se si kreu i PD-së shkel Kodin Rrugor duke drejtuar mjetin pa rrip sigurimi.
Por sipas një denoncimi të bërë nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, mosvendosja e rripit të sigurimit nuk është shkelja më e madhe e kryetarit të Partisë Demokratike.
Sipas Braçes, Lulzim Basha nuk ka një patentë që prej vitit 2016. Zv. kryeministri thotë se dokumentet tregojnë se patenta Bashës i ka skaduar në dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa të, duke qarkulluar kështu në shkelje të ligjit.
“Nuk është çështje rripi por ligji! Drejtësie dhe barazie! Lylzim Basha nuk ka patentë, jo thjesht rrip. I ka skaduar ne dhjetor 2016 dhe prej asaj date është pa patentë, qarkullon në shkelje të ligjit pa një të tille; librat e shtetit dëshmojnë këtë.
LEXO EDHE: Akuzat e forta/ Një tjetër ministër i Ramës përfshihet në skandal?
Nga gjiza e byrektores se PD, që u përhap këtu 24 orë, kuptova që; Lylzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo!
Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë sime.
Njësoj siç kur vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në Rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor më pak!
Një burrë merr përgjegjësi, kërkon ndjesë, jep dorëheqje dhe i dorëzohet drejtësisë!
Nuk ka më të poshtër se një politikan pa karakter, që nuk mban përgjegjësi e të shet me të parë! Burrë lind, nuk bëhesh; nuk ka lidhje me gjatësinë por me karakterin”, shkruan Braçe./CNA.al