LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktakuza ndaj udhëheqësve të UÇK/ Berisha tregon si u fabrikua në Beograd

5 Nëntor 2020, 21:05, Politikë CNA
Aktakuza ndaj udhëheqësve të UÇK/ Berisha tregon si u

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme për aktakuzat e konfirmuara ndaj presidentit të sapodorëhequr të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Berisha i kundërshtoi fort këto aktakuza dhe deklaroi se ato janë fabrikuar në Beograd së bashku me ish-senatorin Dick Martin.

Berisha pretendon se Dick Martin kishte vendosur në mënyrë djallëzore në raport transplant organesh. Sipas tij, proserbët kishin gjetur një familje të varfër në Burrel dhe e kishin përdorur atë për të pranuar se banesa e tij përdorej si spital për transplante organesh.

?Dua të shpreh nderimin tim, solidaritet për qytetarët e Kosovës, për luftën e lirisë, e cila përbën luftën më të ndritur që nga lufta e Skënderbeut.

Së dyti, dua të them se kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces i cili në vlerësimin tim u fermentua në Beograd duke përdorur senatorin Dick Martin. E kam njohur, ishte serbofil dhe rusofil i papërmbajtur. Ai nuk i fshihte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-prokurori i Beogradit atë kohë.

Unë e kundërshtova aktakuzën në të gjitha nivelet ndërkombëtare. Në PE, në KE, e kudo. Sepse në mënyrën më djallëzore, ky kishte vendosur në raport transplant organesh, që ishte krimi më monstruoz. Unë e dija që ishte një trillim i stisur. Gjetën një familje të varfër në Burrel, të thoshte se e kishte kthyer shtëpinë në spital ku bëhej transplante organesh. Por kjo nuk është bërë kurrë. Se si ndërrojnë akuzat është punë tjetër. Rusët kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për ta çuar këtë çështje në Hagë. Siç di unë, SHBA-të nuk e pranuan që të diskutohej në OKB, dhe ngritën në Kosovë një gjykatë speciale. Gabimi i madh është bërë që ajo është pranuar e njëanshme?, deklaroi ish-kryeministri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga