LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në SHBA/ Sa mandate i duhen Trumpit për tu bërë sërish President

4 Nëntor 2020, 12:25, Politikë CNA
Zgjedhjet në SHBA/ Sa mandate i duhen Trumpit për tu bërë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke i zhvilluar një garë e fortë për Presidentin që do ta udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Deri më tani Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale, ndërsa Donald Trump ka marrë 213. Pavarësisht mandateve që i janë konfirmuar, duket se Trump është në avantazh ndaj demokratit, pasi po kryeson listat në shtetet vendimtare ku po numërohen votat.

Mes këtyre shteteve është edhe Pennsylvania,e cila do t?i japë kandidatit fitues 20 mandate. Deri më tani në Pennsylvani janë raportuar 64% e votave, ndërsa kryeson Trump me 55.8% të votave.

Presidentit Trumppër të fituar një mandat të dytë i duhet të marrë 270 mandate dhe për këto i duhet të fitojë zgjedhjet në Pennsylvani, Georgia, North Carolina dhe Michigan dhe në të gjitha këto shtete ai është drejt konfirmimit.

Georgia ka 16 mandate, Michigani gjithashtu ka 16, North Carolina 15, ndërsa Pennsylvania siç e thamë edhe më lart ka 20 mandate.

Të gjitha këto shtete të pakonfirmuara ende do t?i jepnin Presidentit Trump 67 mandate dhe së bashku me 213 votat e konfirmuara ai do të fitonte bindshëm zgjedhjet për President me 280 mandate.

Gjithashtu votat janë duke u numëruar edhe në tre shtete të tjera që janë Alaska, Wisconsin dhe Nevada, por këto kanë më pak mandate se 4 shtetet tjera që janë vendimtare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga