LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump optimist për fitore/ Rezultatet kanë qenë fenomale, janë në favorin tonë

4 Nëntor 2020, 08:02, Kosova & Bota CNA
Trump optimist për fitore/ Rezultatet kanë qenë fenomale,

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, është shprehur optimist për një fitore të mundshme gjatë mnjë deklarate për shtyp.

Trump tha se deri më tani ka ftuar shumicën e votave në Ohajo, Teksas, Georgia, Michigan dhe Florida.

Ai akuzoi demokratin Joe Biden për manipulim të votave, ndërsa pretendon se zgjedhjet do t?i fitojë ai krahas së gjithave.

Presidenti i SHBA deklaroi se rezultatet kanë qenë fenomenale, ndërsa theksoi se numri i qytetarëve që kanë votuar ka shënuar shifra rekord.

?Rezultatet e sotme kanë qenë fenomale. Qytetarët amerikanë u janë drejtuar në numër rekord qendrave të votimit dhe kjo është një shenjë e mirë. Kemi fituar Ohajon. Kemi fituar Teksasin me diferencë prej 700 mijë vota. Kemi fituar në Georgia.

Ne jemi shumë para në vota dhe ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë. Dikush tha se ka fituar, dhe ndoshta edhe mund të ketë fituar por ama ka shumë vota që duhen numëruar atje dhe janë në favorin tonë. (Bëhet fjalë për Arizonan ku Biden ka deklaruar se ka fituar). Ka pasur ndryshime votash në momentin e fundit. Por më e rëndësishme është se  ne jemi duke fituar Pensilvaninë me numër të madh votash.  Ata janë shumë larg me 64% të votave të numëruara do jetë e pamundur të na mundin në Pensilvani.

Guvernatori i Teksasit ka bërë një punë të mrekullueshme, ai më telefonoi dhe më uroi. Ne fituam. Askush se ka parë këtë. Kemi fituar shumicën e votave në Michigan. Ishte një natë e shkëlqyer. Kemi fituar shtetet e rëndësishme. Çfarë ndodhi me këto zgjedhje. E di çfarë ndodhi? Ata e dinin se nuk mund të fitonin dhe thanë le të shkojmë në gjykatë. E kisha parashikuar unë këtë. E kisha ditur që nga dita që do të çonin në gjykatë. Florida ishte një fitore e jashtëzakonshme. Teksasi gjithashtu. Ohajo. Një ditë e shkëlqyer. Unë e dua shumë Ohajon. Rreth 500 mijë vota më shumë në Karolinën e Veriut?, u shpreh ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga