Connect with Us

Presidenti Trump drejt konfirmimit/ Ja shtetet vendimtare dhe rezultatet që e tregojnë fitues

Bota

Presidenti Trump drejt konfirmimit/ Ja shtetet vendimtare dhe rezultatet që e tregojnë fitues

Publikuar

-

Presidenti Trump drejt konfirmimit/ Ja shtetet vendimtare dhe rezultatet që e tregojnë fitues

Ndonëse në pamje të parë të rezultateve duket se demokrati Joe Biden po kryeson, po të shihen me kujdes raportimet në shtetet ku nuk ka përfunduar ende numërimi, vihet re që presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trump është drejt konfirmimit për një mandat të dytë.

Studiuesi Biden ka marrë 238 mandate dhe Presidenti Trump 213, por shtetet vendimtare na tregojnë se republikani po kryeson.

Janë 7 shtete ku numërimi po vijon ende, konkretisht në Nevadë, Alaskë, Wisconsin, Georgia, Pennsylvani, Michigan dhe Karolinën e Veriut.

Nga këto shtatë shtete, në 5 prej tyre kryeson bindshëm presidenti aktual, ndërsa në dy prej tyre kryeson Joe Biden.

Donald Trump i duhen 270 mandate për të marrë mandatin e dytë dhe sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Fox News, Trump është drejt konfirmimit për 70 mandate të tjera.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i PS rëfen betejën me Covid-19/ Preka fundin, mendova se...

Po t’i mbledhësh së bashku me 213 mandatet e konfirmuara, presidenti i SHBA do të merrte 283 mandate. Por edhe në dy shtetet që kryeson ish-presidenti Biden, gara është shumë e ngushtë dhe këto shtete kanë shumë më pak mandate se ato ku kryeson Donald Trump.

Nëse këto rezultate do të konfirmohen, Donald Trump do të marrë një mandat të dytë si President i SHBA./ CNA.al

 

Zgjedhjet në SHBA/ Sa mandate i duhen Trumpit për tu bërë sërish President

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Publikuar

-

Nga

Samiti i Presidentit Biden, një fillim i ri për ndryshimet klimatike

Të enjten është Dita e Tokës, dhe Presidenti Joe Biden ka ftuar 40 udhëheqës botërorë në një samit virtual për ndryshimet klimatike. Shtetet e Bashkuara gjenden në një pozicion të pasigurtë pasi administrata e ish-Presidentit Trump u tërhoq nga marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris. Aktivistët presin që Presidenti Biden të ndryshojë kurs, por kjo nuk do të jetë diçka e lehtë.

“Nga sot do t’i bashkohemi sërish marrëveshjes së Parisit për klimën”.

Që në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Joe Biden synoi të tregojë se ndryshimet klimatike do të jenë në krye të axhendës së tij.

Samiti i Presidentit Biden në Ditën e Tokës synon t’u tregojë udhëheqësve botërorë se gjërat kanë ndryshuar, që nga mospërfillja e treguar nga administrata Trump për këtë çështje.

“Është një mundësi për Shtetet e Bashkuara që të rikthehen në skenë dhe të tregojnë se i marrin seriozisht ndryshimet klimatike”, thotë David Waskow, nga Instituti i Burimeve Botërore.

Rreziku po rritet. Pasojat e ndryshimeve klimatike po bëhen edhe më të dukshme, me më shumë zjarre, thatësira më të zgjatura dhe stuhi më të forta.

Marrëveshja e OKB-së për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 synoi të ndalë ngrohjen globale. Por, ekspertët thonë se objektivi i vendosur në Paris po bëhet gjithnjë e më i largët.

“Tani gjendemi në rrezik të madh. Shohim temperaturat që vazhdojnë të rriten. Shohim ndotjen e ajrit të vazhdojë të rritet, duke shkuar në drejtimin e kundërt. Prandaj shumë njerëz e quajnë këtë dekadën vendimtare”, thotë Rachel Cleetus, nga Bashkimi i Shkencëtarëve të Shqetësuar.

Çlirimi i gazeve ndotëse është në rritje prej dekadash. Do të vazhdojnë politikat aktuale, duke e thelluar problemin. Por, zoti Waskow thotë se niveli i ndotjes duhet të bjerë me gati 50% deri në vitin 2030, që të jemi në drejtimin e duhur për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimeve klimatike.

“Nëse nuk fillojmë ta ulim kurbën tani, trajektorja pas vitit 2030 do të jetë jashtëzakonisht më e vështirë”, thotë zoti Waskow.

LEXO EDHE:  Tentativë për grabitje në Vlorë/ Lëndohet shitësi i karburantit

LEXO EDHE:  U gjobit me 50 milionë lekë 2 muaj më parë/ Djali i Ilir Vrenozit paralajmëron protestë me studentët

Aktivistët po i bëjnë thirrje Presidentit Biden të njoftojë një ulje prej 50 për qind të ndotjes së ajrit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030. Shtëpia e Bardhë thotë se do ta shpallë objektivin e saj përpara samitit.

Presidenti Biden sheh mundësi në luftimin e ndryshimit të klimës, si ndërtimin e stacioneve të energjisë diellore dhe të erës dhe prodhimin e automjeteve elektrike – me vende pune që nuk mund të largohen nga vendi. Është në themelin e planit të tij të infrastrukturës prej 2.3 trilionë dollarësh.

“Plani Amerikan i Vendeve të Punës do të çojë në një përparim transformues në mënyrë që të përballemi me ndryshimin klimatik me vende pune amerikane dhe zgjuarsinë amerikane”, tha Presidenti Biden.

Por, plani do të duhej të miratohej nga Kongresi dhe republikanët janë plotësisht kundër.

“Është një zgjerim masiv i qeverisë i financuar në kurriz të taksapaguesve amerikanë, me taksa që do të dëmtojnë ekonominë dhe do të na kushtojnë vende pune”, tha John Thune, senator republikan.

Nuk është e qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të bëjnë shkurtimet që dëshiron Presidenti Biden. Kjo dobëson pozitën e Shteteve të Bashkuara në rrafshin global.

“Derisa të mund t’i zgjidhim ato politika, do të jetë e vështirë për ne të ruajmë rolin udhëheqës ndërkombëtar me shifrat më të mira”, thotë Joseph Majkut, nga Qendra Niskanen.

Ndërkohë, sytë janë drejt ndotësve të tjerë të mëdhenj, përfshirë vendin më ndotës Kinën, si dhe Indinë, një burim ndotjeje në rritje, që do të njoftojnë planet e tyre për klimën përpara një konference të madhe të OKB-së në Glasgow në nëntor./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Çfarë na pret në të ardhmen/ Rreziqet dhe parashikimet

Publikuar

-

Nga

Nga Pietro Paganini

Çfarë na premton e ardhmja? Të bërit më mirë sesa vitin e kaluar nuk do të jetë e vështirë. Por sfidat që na presin janë të ndërlikuara, dhe ne rrezikojmë të mos dimë si t’i përballojmë ato. E tashmja është e komplikuar nga pandemia Covid-19, e cila për herë të parë në një shekull ka qenë globale.

Ne e kemi përballuar atë më mirë sesa pandemitë e dikurshme, por sërish u kapëm të papërgatitur. E megjithatë, ne i kishim mjetet dhe njohuritë për ta parashikuar atë. Kemi përpara dy dekada mjaft të ndërlikuara, të cilat duhet të jemi në gjendje që t’i përballojmë duke ulur kostot ekonomike dhe sociale dhe duke rritur përfitimet.

Shumë gjëra do të varen nga mënyra se si do të jemi në gjendje të përdorim teknologjitë,pra nëse do ta përmirësojmë praninë tonë në planet apo do ta përkeqësojmë atë. Disa raporte, përfshirë ato më të fundit nga qeveria amerikane (Këshilli Kombëtar i Inteligjencës) identifikojnë disa dukuri me rreziqe shumë të mëdha:

Sfidat e përbashkëta globale – Rritja e temperaturës së planetit tonë, dhe ndikimi i njerëzimit në mjedis, pandemitë, krizat financiare dhe teknologjitë përçarëse, do të jenë gjithnjë e më të shpeshta. Ato do të kenë një ndikim të madh në të gjitha rajonet e botës. Askush nuk është më imun.

Përplasjet gjeopolitike – Sfidat globale do ta radikalizojnë konfrontimin e vazhdueshëm gjeopolitik. Përkundër asaj që u mendua gjatë euforisë fillestare që e shoqëroi globalizimin, ekziston rreziku i copëzimit dhe brishtësisë më të madhe të marrëdhënieve shoqërore dhe politike.

Kina dhe SHBA, garojnë për epërsinë globale, Evropa është në një fazë reflektimi apo konfuzioni (çfarëdo qoftë), ndërsa qytetarët e rajoneve të tjera po shfaqin pakënaqësi me sistemet e tyre apolitike-ekonomike. Ndërkohë, kompanitë që ofrojnë produkte dhe shërbime globale po ndikojnë gjithnjë e më shumë në sjelljen tonë, dhe madje kanë filluar të veprojnë si autokraci të vërteta.

Popullsia-Linja demografike është e qartë. Gjatë 20 viteve të ardhshme, jetëgjatësia do të rritet shumë në vendet më të pasura, ku gjithsesi do të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Nga ana tjetër, popullsia do të vazhdojë të rritet në mënyrë eksponenciale në Azinë Jugore dhe Afrikë, të paktën deri në vitin 2050.

A do të jetë në gjendje tregu i punës dhe mirëqenia e rajoneve perëndimore t’i rezistojnë këtij ndryshimi rrënjësor, me një fuqi punëtore gjithnjë e më në tkurrje? A do të arrijnë ata të administrojnë territoret, siç janë qytetet, me një popullsi gjithnjë e më të plakur?

Në rajonet më të varfra ekonomikisht, të rinjtë do të migrojnë ose domosdoshmërisht do të duhet të përdorin burimet mjedisore, gjë që do të ketë pasoja mbi biodiversitetin dhe shpejtësinë e ndryshimeve klimatike. Në të kaluarën, njerëzimi ka treguar se mund të përshtatet për të mbijetuar duke përpunuar, shpërndarë dhe përdorur njohuritë për të zhvilluar teknologji të reja.

LEXO EDHE:  Enca Haxhia “tërbon” rrjetin/ Provokon fansat me foton pa reçipeta

LEXO EDHE:  Enca Haxhia “tërbon” rrjetin/ Provokon fansat me foton pa reçipeta

Veprimet individuale të shpikësve, inovatorëve dhe sipërmarrësve kishte një bazë të ngushtë, dhe për këtë arsye, edhe nëse në fillim ngjallte shqetësime, arritën në një kohë të shkurtër që të pranoheshin dhe më pas të ngjallin një pritshmëri të madhe brenda një konteksti social të një besimi të thellë.

Por në këtë fazë historike dhe për një të ardhme të parashikueshme, njerëzimi e ka harruar vështirësinë dhe pasigurinë e të bërit kërkime, dhe ka marrë përsipër, i nxitur nga pritshmëritë e mëdha të shkencës dhe sigurisë, një pritshmëri jorealiste sipas së cilës gjithçka që është arritur ka qenë e lehtë.

Zbulimi se në fakt nuk është kështu, ka sjellë mungesën e besimit. Një pjesë e mirë e jona nuk parashikon përmirësimin e kushteve tona socio-ekonomike. Ne duhet të shqetësohemi seriozisht se zhvillimi shoqëror dhe ekonomik që e ka shoqëruar njerëzimin nga revolucioni industrial në globalizim duke ulur varfërinë dhe përmirësuar kushtet e jetesës mund të ngadalësohet apo të bëjë hapa pas.

Në vitin 2020, 150 milionë qytetarë janë varfëruar, dhe ata ndiejnë sot një rënie të qartë të standardit të jetesës, ndonjëherë edhe nën atë që është e durueshme. Pritshmëritë janë shpesh një burim pesimizmi. Rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe një rritje e përgjithshme e inflacionit si një shenjë pozitive e rikthimit tek rritja, rrezikon të na çojë drejt humnerës së një konfliktit social të acaruar, mungesës së besimit në mjedisin e vet apo edhe në bashkëjetesat e llojeve të tjera.

Këta faktorë, dhe shumë variabla të tjerë që nuk merren parasysh këtu, do të na ndihmojnë të imagjinojmë skenarë të ndryshëm, pak a shumë optimistë ose pesimistë. Gjithsesi, rezultati i këtyre sfidave varet nga ne:nga mënyra se si do të jemi në gjendje të përdorim njohuritë e marra deri më tani.

Teknologjia kuantike, inteligjenca artificiale dhe automatizimi, mund të përdoren për t’i zgjidhur këto konflikte të domosdoshme sociale përmes politikave që promovojnë bashkëjetesën dhe prosperitetin e secilit individ:mundësi të barabarta fillestare, paga më të drejta, dhe një ekuilibër më të mirë midis nevojave njerëzore dhe mjedisit.

Për këtë është e nevojshme të zhvillohen skenarë të mundshëm duke mbledhur të dhëna dhe fakte, të shmanget një qasje ideologjike dhe fetare që ndjek zgjidhje përfundimtare, dhe të kemi durimin për t’u përballur me njëri-tjetrin për të gjetur zgjidhje që kënaqin diversitetet më të gjera.

Durimi nënkupton pikërisht aftësinë njerëzore për të kuptuar se asgjë nuk është përfundimtare, dhe se zgjidhjet nuk janë të pagabueshme dhe ndërtohen hap pas hapi. Derisa të përdorim këtë kriter, që është baza e metodës eksperimentale, do të kemi të vështirë të përballojmë sfidat që na presin, të parashikojmë shfaqjen e tyre dhe të shijojmë rezultatet. / “Formiche.net” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Organizatat ndërkombëtare/ Miliona vetë kërcënohen të vdesin nga uria

Publikuar

-

Nga

Organizatat ndërkombëtare kanë vënë alarmin: Më shumë se 34 milionë vetë rrezikojnë të vdesin nga uria. Dhe ky është vetëm fillimi, thuhet në një letër të hapur.

Apeli është urgjent. Në një letër të hapur drejtuar qeverive të botës, 200 organizata ndërkombëtare të botës mes të cilave Save the Children, World Vision, Care dhe Islamic Relief kërkojnë më shumë ndihma për të varfërit dhe të uriturit. Nga shuma 7,8 miliardë dollarësh të propozuar nga Kombet e Bashkuara vitin e kaluar kanë arritur të mblidhen vetëm 5 përqind, ankohen nënshkruesit e shkresës.

Kriza të shumta urie në botë

Numri i të uriturve është rritur në mënyrë dramatike. Organizatat humanitare bëjnë të qartë se duke mos ndërhyrë në mënyrë të vendosur konfliktet e armatosura, kriza e klimës, pabarazitë dhe pandemia e Coronëskanë shkaktuar kriza të shumta urie në botë. 34 milionë gra, të rinj, gra dhe burra ndodhen para urisë për vdekje.

174 milionë vetë që jetojnë në 58 vende të botës nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, një shifër që sipas llogaritjeve të bëra nga OKB mund të shkojë deri në 270 milionë vetë.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek bëmat e fushatës elektorale/ Gjyqtarja në krah të kryeministrit Rama

LEXO EDHE:  Rama tjetër mesazh naftëtarëve/ E pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume!

Gratë dhe vajzat më të prekurat

Në vendet si Jemen, Afganistan, Etiopi, Sudanin Jugor, Burkina Faso, Kongo, Honduras, Venezuelë, Nigeri dhe Haiti punonjësit humanitarë ndihmojnë pa pushim që të shpëtojnë njerëzit nga dita në ditë. „Këta njerëz nuk vdesin nga uria, ata vriten duke i lënë lenë pa ngrënë,” thuhet në letër. Atyre u hiqet mundësia të sigurojnë vetë mënyrën e jetesës. Gratë dhe vajzat vuajnë më shumë nga kjo gjë.

Në muajin shkurt, organizatat e OKB kërkuan 5,5 miliardë dollarë për të ndihmuar më nevojtarët. „Kjo shumë u përgjigjet shpenzimeve ushtarake që bëhen në botë vetëm në një ditë,” shkruajnë organizatat humanitare në letrën e hapur./DW

LEXO TE PLOTE