LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numërimi në Michigan/ Deputeti socialist tregon faktorët që cënuan votën ndaj Trump

4 Nëntor 2020, 20:38, Aktualitet CNA
Numërimi në Michigan/ Deputeti socialist tregon faktorët që

Procesi i numërimit të votave në Michigan dhe Nevada po shkon drejt përfundimit. Këto dy shtete kanë peshë mjaft ët madhe për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale.

Ndërkohë, sipas deputetit të PS-së, Ervin Bushatit, në Michigan kanë ndikuar shumë faktorë që ka cënuar dhe votën për Donald Trump.

I ftuar në Repolitix, Bushati thotë se protestat për vrasjen e George Floyd si dhe koronavirusi kanë qenë faktorët kryesor që kanë cënuar votën ndaj Trump në Michigan.

“Mendoj se shumë shpejt do e kemi të qartë së shpejti. Në të gjithë shtetet ka këndvështrime dhe votime të ndryshme. Ëisconsins ndryshon. Aty ka pasur shumë trazira që pas vrasjes së George Floyd. Shumë faktorë kanë ndikuar tek votat për Trump në këtë vend. Kemi dhe koronavirusin. Kemi shumë njerëz pro Trump dhe kundër Trump. Kanë dalë në masë të madhe pasi është një figurë polarizuese. Ai është larg politikës klasike. Ai i bën njerëzit që ta duan pa arsye të fortë ose i bën njerëzit që të mos e votojnë” – tha Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga