LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk dua të shtirem si një njeri i lumtur”/ Këngëtari latin flet për anën e errët të jetës së tij

4 Nëntor 2020, 13:52, Lifestyle CNA
“Nuk dua të shtirem si një njeri i lumtur”/

Këngëtari i famshëm latin, J Balvin ka treguar anën e errët të tij duke folur për problemet me ankthin dhe depresionin. Ai është shprehur se ashtu si çdo njeri tjetër ai është i dobët dhe nuk mund të shtiret si një njeri i lumtur.

?Si çdo njeri, kam kaluar disa sfida. Këtë herë është ankthi dhe depresioni. Nuk më pëlqen që të aktrojë apo të shtirem për lumturinë time apo të pretendojë se çdo gjë është perfekte. Unë jam si çdo njeri tjetër. Jam i dobët? me shumë mundësi më shumë se të gjithë ju?, është shprehur J Balvin.

?Do të rikthehem për të bërë shaka me të gjithë ju. Nuk jam këtu për të aktruar, por për të qenë i vërtetë dhe të ndajë me ju ndjenjat e mia të momentit?, është shprehur Balvin.

Gjatë turneut të tij ?Arcoiris Tour? në vitin 2019-të, J Balvin diskutoi hapur për ankthin dhe depresionin. Ndërkohë në muajin gusht, ai tregoi se ishte prekur nga koronavirusi dhe se kishte humbur shpresat për të jetuar.

?A e dini se unë jam një qenie njerëzore me të njëjtat gabime, frikë, dëshira dhe presione si ju? Kjo foto është bërë nga një prej mjekëve që ishte me mua kur isha me Covid-19, Carlos dhe Sergio. Ata janë kujdesur për mua profesionalisht. E mbaj mend këtë foto sepse në atë moment unë i kisha të gjitha simptomat dhe humba shpresën, aq sa ata menduan të më shtronin në spital. Kam vuajtur nga ankthi dhe si rezultat i kësaj ngjarje, ajo u bë edhe më e fuqishme, por unë pranoj dhe ballafaqohem me aspektet që prekin trupin dhe mendjen time. Ndiej në shpirtin tim ata që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë situatë të vështirë pandemike, për më tepër, sepse e di që familjet preken jo vetëm emocionalisht, por edhe ekonomikisht dhe profesionalisht. Sot thjesht dua të jem një zë shprese, kjo do të kalojë! Kujdesuni për veten dhe anëtarët e familjes tuaj. Ju dua?, shkroi J Balvin pasi dha lajmin në rrjete sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga