Connect with Us

“Ne do merremi me hallet e qytetarëve”/ Kryemadhi: Rama u prishi shtëpitë dhe po i lë rrugëve banorët e Kombinatit

Aktualitet

“Ne do merremi me hallet e qytetarëve”/ Kryemadhi: Rama u prishi shtëpitë dhe po i lë rrugëve banorët e Kombinatit

Publikuar

-

Greva e naftëtareve në Ballsh/ Kryemadhi: Rama i la 25 ditë të vuanin nga kokëfortësia e tij

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Kombinatit, të cilatë janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shembur shtëpitë e banorëve në kuadër të rindërtimit dhe sipas saj i ka lënë ata rrugëve.

Rama prish shtëpi dhe banorët i lë rrugëve. Këto 3 familje u tha shpejt dilni. Ai të jep opingat, çuni i Kristaq Ramës i kriminelit që vari Nelën. Ne s’do merremi me të ne do zgjidhim hallet tona dhe do bëjmë që ju të mos u shembet shtëpia.

Ne e dimë që ai është nishi për të gënjyer ne sdo merremi me mashtrimet e atij por si do zgjidhim problemin e banorëve. Ne iu kemi sjellë një kopje kontrate, dhe do jemi në kontak se çfarë duhet të të bëjmë.

Të bëjmë që ai të mos hyjë në porces shkatërrimi.  Në momentin që ky të prish pronën ku do të shkosh. Bonusin se du fare, dua shtëpinë. Ne duhet ta detyrojmë siç e detyruam për Sami Frashërin. Ne do shkojmë në prokurori tani“, tha Kryemadhi.

Bashkëbisedimi i Kryemadhi me një banor:

Banori: E dimë kush është ai, ai horr

LEXO EDHE:  Bardhi i përgjigjet Ramës/ “Tallet me shqiptarët, politikan i dalë boje”

Kryemadhi: Ne nuk do merremi me të,

Banori: Si nuk do merreni me të?!

Kryemadhi: Ne do zgjidhim hallet. Si do bëjmë që mos ju shemben shtëpitë. Ne e dimë që ai është njëshi për të gënjyer. Ju premtoi se do hapë vende pune, ju premtoi se do ju ndërtojë shtëpi, shëndetësi falas…etj.

Ne ju kemi sjellë një kopje kontrate, lexojeni dhe diskutojeni. Ndërkohë ne do jemi në kontakt me ju.

Banori: Ndonjë numër telefoni?

Kryemadhi: Po e ke aty. Ne duam të bëjmë që ai mos guxojë të hyjë në një proces të shkatërrimit të pronës. Në momentin që ky zotëria të prish pronën, ku do të shkosh? Sepse ti nuk jeton me bonus qiraje.

Banori: Bonusin nuk e dua fare

Kryemadhi: Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta detyrojmë që këtu në Kombinat të vijë të nënshkruajë kontratat me 193 familjet në Kombinat. Ashtu sic e detyruam për shkollën “Sami Frashërin” që të shpallë ofertën dhe tendferin. Pra nuk mund të thotë ai, ti ikë tani se ne do ti shembim, pastaj hajde se flasim. CNA.al/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  “E kam parë kur pickoi një ministre”/ Rama padit për shpifje Sevim Arbanën

LEXO EDHE:  Kryemadhi zbulon “gabimin” e Ramës/ Ndryshimet në Kodin Zgjedhor favorizojnë opozitën

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I nxehti vazhdon edhe në Gusht/ Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në muajin e ardhshëm. Parashikohet se me datën 1 Gusht, temperaturat do të ngjiten derim 42 gradë Celsius.

Ndërkohë që ditët e fundit të muajit Korrik priten të mbyllen me temperatura të larta gjithashtu, deri në kufirin e 40 gradë Celsius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  Bardhi i përgjigjet Ramës/ “Tallet me shqiptarët, politikan i dalë boje”

LEXO EDHE:  Takimi me strukturat e LSI në Lushnjë/ Kryemadhi akuza të rënda ndaj Ramës

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE